Bota

Mianmari rikthen dënimin me vdekje, ushtria ekzekuton 4 aktivistë

Mianmari ka rikthyer dënimin kapital. Katër aktivistë të demokracisë janë ekzekutuar nga ushtria e vendit në atë që besohet të jetë përdorimi i parë i dënimit me vdekje në dekada, raporton BBC.

Ish-ligjvënësi Phyo Zeya Thaw, shkrimtari dhe aktivisti Ko Jimmy, Hla Myo Aung dhe Aung Thura Zaw u akuzuan për kryerjen e “akteve terroriste”. Ekzekutimet, vijnë në vazhdën e një grusht shteti ushtarak të vitit 2021.

Junta përmbysi qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të udhëhequr nga Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD) e Aung San Suu Kyi-t në shkurt të vitit të kaluar, duke shkaktuar protesta të mëdha të cilat u shtypën me shpejtësi.

Lexo më shumë  Miliarda euro për mbrojtjen, Gjermania paralajmëron rritje të çmimeve për armatimet

Qeveria në hije e Unitetit Kombëtar të Mianmarit (NUG), e cila u formua në kundërshtim me grushtin e shtetit, dënoi vrasjet, duke thënë se ato ishin “jashtëzakonisht të tronditur dhe të pikëlluar”.

Media shtetërore e lajmeve, Global Neës Light of Myanmar, tha se katër personat u ekzekutuan pasi “kishin dhënë direktiva, bënin marrëveshje dhe kryen komplote për akte terroriste brutale dhe çnjerëzore”.

Lexo më shumë  Miliarda euro për mbrojtjen, Gjermania paralajmëron rritje të çmimeve për armatimet

Ata ishin akuzuar sipas ligjeve kundër terrorizmit, por nuk tha se kur dhe si u ekzekutuan. Ekzekutimet janë të parat që nga viti 1988, sipas Kombeve të Bashkuara. Ekzekutimet e mëparshme në Mianmar kanë qenë me varje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *