Lajme

Mexhiti: Gjithçka po shkon sipas planit, regjimi Ahmeti, Grubi, Osmani do të bie

Përmes një shkrimi në Facebook, kreu i Lëvizjes Demokratike (VLEN), Izet Mexhiti ka falënderuar votuesit që mbështetën kandidatin për president të opozitës, Arben Taravari.

Mexhiti shkruan se gjithçka po shkon sipas planit dhe se është i bindur se pushteti aktual do të bie.

“Shpreh falenderim të thellë deri tek të gjithë ata që dje votuan për Dr. Arben Taravarin dhe më këtë dhanë mbështetje të padiskutueshme për koalicionin VLEN si përfaqësues i vetëm legjitim i shqiptarëve!

Lexo më shumë  Podujeva do të bëhet me Zonë Industriale, Hajdari dhe Bulliqi nënshkruajnë marrëveshjen në vlerë prej rreth 4 milionë euro

Gjithçka po shkon sipas planit, po hyjmë në fazën e ardhshme nga strategjia e cila me 8 maj do të sjellë fitoren përfundimtare! Regjimi Ahmeti, Grubi, Osmani do të bie!”, shkruan Mexhiti.

Rruga Press

YouTube player