KryesoreLajme

Mexhiti: BDI duhet të pastrohet nga udhëheqja e korruptuar

Përfaqësuesit e VLEN-it në konferencë për media kanë folur për vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për ta vendosur Artan Grubin në “listën e zezë”.

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, theksoi se SHBA-ja dëshmoi të gjithë atë që ata e kanë thënë më herët.

Mexhiti tha se BDI duhet të pastrohet nga udhëheqja e korruptuar, ndërsa Grubin e quajti këlysh të Nikolla Gruevskit dhe Sasho Mijallkovit.

Lexo më shumë  Pse Enver Hoxha ishte kundër Republikës së Kosovës në kuadër të Federatës Jugosllave?

“Kishim të drejtë kur luftonim kundër korrupsionit, kishim të drejtë kur i bënim thirrje BDI-së të pastrojë radhët e veta dhe kur i zbardhëm skenarët e tyre për të kthyer Gruevskit. SHBA-të dje edhe një herë dëshmuan se janë partneri më i rëndësishëm strategjik dhe drejtpërdrejtë na treguan problemet tona. Po të kishte pasur BDI fuqi të ballafaqohet me korrupsionin, Artan Grubi asnjëherë nuk do të ishte zv.kryeministër. Lidhjet e Grubit, e mesa duket edhe lidhjet e Ali Ahmetit me Sasho Mijallkiovin dje u konfirmuan edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit”, theksoi Mexhiti.

Lexo më shumë  Gjykata rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Ai i ftoi institucionet vendore që të hetojnë të gjitha akuzat dhe të mbajnë përgjegjës zyrtarët që janë përfshirë në vepra kriminale.

Rruga Press

YouTube player