Lajme

Meta: Shqiptarët duhet të japin një mesazh të qartë për gjykatësit dhe prokurorët, të mos bëhen bedelë të Ramës

Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë, është pyetur nëse do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Partia Demokratike më 3 mars, ditë kur pritet edhe vendimi i gjykatës për vulën e PD.

Sipas Metës, në atë ditë, të gjithë duhet të solidarizohen me PD dhe demokracinë.

“Çështja e PD nuk është çështje e demokratëve, është e vetë demokracisë. Çështje e pluralizmit politik, është çështje e shpartallimit të grushtit të shtetit, proces i nisur shumë herët, përmes Rama-forma, drejtësia e Surrelit që urdhëron kancelarin e gjykatës, që të mos regjistrojë vendimin e gjykatësit në regjistër.

Lexo më shumë  PISA 2025 - Si u deformuan të dhënat nga qeveria e Shqipërisë; reagon OECD: Nuk i miratuam ndryshimet

Kjo është drejtësia e Surrelit. Shqiptarët në 3 mars duhet të japin një mesazh të qartë të gjithë gjykatësve, prokurorëve të mos bëhen bedelë të Ramës dhe MC Gonigalëve, këtë e ka përdorur dhe këtu për të takuar prokurorë, gjyqtarë e për të vizituar institucione të drejtësisë gjoja në emër të FBI.

Ndaj në 3 mars jemi në solidaritet të plotë me PD, demokratët anembanë e të sigurt që në 3 mars janë në solidarët dhe socialistët me këmbë në tokë që duan normalitet dhe kërkojnë llogaridhënie.

Lexo më shumë  Ku shkel Rama, arrestohen qytetarë, protestë jashtë Pallatit të Kulturës në Vlorë, shoqërohen 4 persona

Ky korrupsion pa asnjë diskutim ka goditur gjithë shoqërinë në gjithë segmentet e saj, ka rritur varfërinë”, u shpreh Meta.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *