Lajme

Meta: Qeveria synon shkatërrimin e prodhimit vendas

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilri Meta ka deklaruar se qëllimi i qeverisë është shkatërrimi i bujqësisë, blegtorisë dhe prodhimit vendas.

Në një postim në rrjetet sociale ai u shpreh se PL do të japë një grant prej 10 mijë eurosh për çdo fermer, i cili dëshiron të zhvillojë një fermë në fushën e blegtorisë dhe do t’i lehtësojmë nga taksat për 5 vitet e para.

Postimi i plotë:

Si mund të ndalet shpopullimi kur këtu është i qëllimshëm shkatërrimi i bujqësisë, shkatërrimi i blegtorisë, shkatërrimi i prodhimit vendas? Kanë vënë edhe një kriter tani, thonë duhet të kesh mbi 10 lopë që të përfitosh një subvencion nga ana e qeverisë. Por mbi 70% e gjithë atyre fermerëve që merren me këtë aktivitet nuk kanë më shumë se 10 lopë, sepse nuk kanë mundësi, sepse nuk i mbështet kush. Edhe ata që kanë më shumë se 10, marrin 98 euro për kokë subvencion. Por a e dini ju se sa merr një fermer në Bashkimin Europian për një lopë? 900 Euro. Do thoni ju BE-ja? Ja këtu kemi Serbinë, 358 Euro për një lopë, përveç subvencionit që merr edhe për çdo litër qumësht.

Lexo më shumë  “Gjel grek” për festa, importi ul çmimet dhe dëmton fermerët në zonën e Lushnjës

Ne do të japim një grant prej 10 mijë Eurosh për çdo fermer, i cili dëshiron të zhvillojë një fermë në fushën e blegtorisë dhe do t’i lehtësojmë nga taksat për 5 vitet e para.

Rruga Press

YouTube player