Lajme

Meta nxjerr pamjet e rrugëve në zonën e Domjes: Të dërrmojmë me votë korrupsionin

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar disa pamje nga rruga në zonën e Domjes, që siç thotë ai në 4 vjet edhe pse janë ndërruar 4 kryebashkiakë nuk është bërë asnjë investim.

Meta bën thirrje për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 majit, “për të dërrmuar me votë korrupsionin e bashkisë Vorë”.

Lexo më shumë  Largimi i Lamallarit nga Punët e Brendshme, Kikia: Ministrat s’mund të ndërrohen çdo 3 javë si roje parkingu! Lëvizjet e shpeshta tregojnë mungesë vizioni

“Këto pamje katastrofike të rrugëve në Domje janë një kushtrim për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 Majit dhe për të dërrmuar me votë ndëshkuese korrupsionin e frikshëm të Bashkisë Vorë që në 4 vjet ka ndërruar 4 kryetarë por s’ka investuar dot për rrugët e Domjes ku banon një komunitet shumë i madh me njerëz të mrekullueshëm dhe punëtorë që nuk paguajnë taksa për të jetuar në baltë”, shkruan Meta.

Lexo më shumë  PISA 2025 - Si u deformuan të dhënat nga qeveria e Shqipërisë; reagon OECD: Nuk i miratuam ndryshimet

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *