Argument

Meta në një takim të metë me Grenellin

Para dy ditësh në zyrën e Presidentit Meta u bë një takim mes tij dhe Richard Grenell.

E vetmja gjë që u pasqyrua nga ai takim është një foto me një mbishkrim sipër ku thoshte:

“Është gjithmonë kënaqësi të kesh Richard Grenell në Shqipëri dhe në zyrën time. Vlerësohet shumë angazhimi i tij në mbështetje të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara”, shkruan presidenti Meta në Twitter.

Pyetja që shtrohet është; A i kujtoi Meta Grenellit, se ai ka qenë një ndër njerëzit të cilët e kanë ndihmuar Serbinë t’i qëndrojë idesë se Kosova nuk është e pavarur dhe e është e copëtueshme?

Grenell ka qenë i dërguari special i SHBA-së nga qeveria e Trumpit për Serbinë dhe Kosovën. Por në të gjithë kohën që Grenell është përfshirë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ai ka favorizuar Serbinë.

Kur qeveria Kurti në 1 prill 2020, vendosi reciprocitet ndaj Serbisë ai doli kundër dhe e quajti Kurtin anti-amerikan. Ndërkohë që vendosja e reciprocitetit e vendos Kosovën në lartësinë e duhur, duke marrë parasysh të kaluarën, gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe vazhdimin e mosnjohjes, reciprociteti i vendos në kushte të barabarta të dyja shtetet.

Këto janë dhe parimet e një shteti demokratik si Amerika, por Grenell duke mbajtur krahun e Serbisë, krijoi pasione negative ndaj shqiptarëve.

Presidenti Meta duket që nuk ia ka kujtuar këto fakte shumë të rëndësishme, tashmë ish-të dërguarit Grenell. A do që ta mbajë mirë me të gjithë edhe sikur të ishte në kundërthënie me interesat e Kosovës dhe shqiptarëve?

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *