Argument

Meta në një takim të metë me Grenellin

Para dy ditësh në zyrën e Presidentit Meta u bë një takim mes tij dhe Richard Grenell.

E vetmja gjë që u pasqyrua nga ai takim është një foto me një mbishkrim sipër ku thoshte:

“Është gjithmonë kënaqësi të kesh Richard Grenell në Shqipëri dhe në zyrën time. Vlerësohet shumë angazhimi i tij në mbështetje të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara”, shkruan presidenti Meta në Twitter.

Pyetja që shtrohet është; A i kujtoi Meta Grenellit, se ai ka qenë një ndër njerëzit të cilët e kanë ndihmuar Serbinë t’i qëndrojë idesë se Kosova nuk është e pavarur dhe e është e copëtueshme?

Lexo më shumë  "Zonja Osmani e tregoi fytyrën e vërtetë: nëse unë nuk zgjidhem, nuk më intereson fare çka ndodh me shtetin"

Grenell ka qenë i dërguari special i SHBA-së nga qeveria e Trumpit për Serbinë dhe Kosovën. Por në të gjithë kohën që Grenell është përfshirë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ai ka favorizuar Serbinë.

Kur qeveria Kurti në 1 prill 2020, vendosi reciprocitet ndaj Serbisë ai doli kundër dhe e quajti Kurtin anti-amerikan. Ndërkohë që vendosja e reciprocitetit e vendos Kosovën në lartësinë e duhur, duke marrë parasysh të kaluarën, gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe vazhdimin e mosnjohjes, reciprociteti i vendos në kushte të barabarta të dyja shtetet.

Lexo më shumë  Sot shumica prej atyre që ikën nga LVV vetëm bredhin studio më studio nëpër televizione dhe flasin, por populli nuk i votoi më

Këto janë dhe parimet e një shteti demokratik si Amerika, por Grenell duke mbajtur krahun e Serbisë, krijoi pasione negative ndaj shqiptarëve.

Presidenti Meta duket që nuk ia ka kujtuar këto fakte shumë të rëndësishme, tashmë ish-të dërguarit Grenell. A do që ta mbajë mirë me të gjithë edhe sikur të ishte në kundërthënie me interesat e Kosovës dhe shqiptarëve?

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *