Lajme

Meta konferencë për luftën: Diskutuam masat ndaj Rusisë, dënojmë sulmin ndaj Ukrainës

Ndërkohë që Rusia ashpërson sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës nga ajri dhe toka, presidenti Ilir Meta ka mbajtur një konferencë për shtyp lidhur me këtë situatë. Meta tha se e ka urdhëruar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të diskutuar masat që do të ndërmerren në koordinim me SHBA dhe BE ndaj Rusisë. Teksa dënoi sulmin rus mbi Ukrainën Meta tha se Rusia duhet t’i kthehet sa më shpejt rrugës së dialogut.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

U diskutuan masat që do të ndërmerren në koordinim të plotë me partnerët tanë. Me këtë rast dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmin e Rusisë kundër Ukrainës. Ky përshkallëzim përbën shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare, kartës së OKB dhe minon sigurinë dhe paqen. Si president shpreh dhimbje të thellë për jetët e humbura. Shpreh solidaritetin e plotë me popullin e Ukrainës. Shqipëria si anëtar i NATO i bashkohet thirrjeve ndaj Rusisë për të braktisur këtë rrugë të dhunës dhe të kthehet në rrugën e dialogut. Shqipëria do të zbatojë të gjitha angazhimet e marra në kuadër të politikës së jashtme“, tha Meta.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *