Lajme

Meta i hap rrugë Bajram Begajt drejt Presidencës, firmos lirimin nga Forcat e Armatosura

Presidenti Meta ka firmos dekretin për lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, duke i hapur rrugë votimit të tij në postin e kreut të ri të shtetit.

Nga Stambolli, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Maltepes presidenti Ilir Meta lajmëroi një komunikim të jashtëzakonshëm për mediat pak orë para votimit të presidentit te ri.

Lexo më shumë  Hapet tenderi për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren

Në një video disasekondëshe të shpërndarë nga zëdhënësi i tij, Tedi Blushi, kreu i shtetit shihet duke firmosur dekretin për lirimin e Begajt nga Forcat e Armatosura.

Sot Partia Socialiste zyrtarizoi kandidaturën për president, gjeneral Bajram Begaj që deri dje mbante postin e shefit të shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *