Lajme

Meta akuza AZHBR-së: Drejtoresha gënjen hapur, nuk ka prioritet bujqësinë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet se drejtoresha e  AZHBR-së gënjen hapur lidhur me implikimin në aferën e inceneratorëve teksa shprehet se prandaj bujqësia është në mjerim pasi sipas kreut të PL-së AZHBR ka prioritet korrupsionin.

“Dëgjoni si drejtoresha e AZHBR gënjen hapur përfaqësuesin e Shoqatave të Fermerëve, Ervin Resuli për implikimin në aferën e inceneratorëve. Ndaj është bujqësia në mjerim se edhe AZHBR ka prioritet përkrahjen e aferës se inceneratorëve”, shkruan Meta.

Përfaqësuesi i Shoqatës së Fermerëve Ervin Resuli i drejton pyetjen: “A ka përfituar inceneratori i Tiranës fonde nga AZHBR”, ndërkohë që ajo përgjigjet :”Jo.”

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Por Resuli shton se “nga mediat dhe dokumentet rezulton se kjo nuk është e vërtetë pasi AZHBR ka përfituar.”

POSTIMI I KREUT TË PARTISË SË LIRISË

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *