Bota

Mësuesit e qytetit të Nju Jorkut protestojnë kundër vaksinimit të detyruar

Një grup mësuesish në qytetin e Nju Jorkut dhe punonjës të sindikatës së arsimit u mblodhën të mërkurën para zyrës së kryetarit të këshillit bashkiak për të protestuar kundër vaksinimit të detyruar, i njoftuar këtë javë nga departamentet e shëndetësisë dhe të arsimit të qytetit.

Rreth 148 mijë punonjës shkollash në qytetin e Nju Jorkut, duhet të marrin dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 deri më 27 shtator, ose në të kundërtën rrezikojnë të humbasin vendin e punës.

“Nuk besoj se kjo çështje ka të bëj vetëm me vaksinën. Nuk besoj se ka të bëj vetëm me shëndetin tonë, është liria mjekësore, kjo ka të bëj me totalitarizmin. Jemi nisur drejt një zone të rrezikshme. Nëse dorëzohemi, krijojmë një precedent të rrezikshëm për të ardhmen”, tha ajo.

“Do të preferoja të vdisja njeri i lirë”, thotë Carlos Oliveri, mësues shkence që po ashtu refuzon të vaksinohet, ndonëse nënës së tij i kishte sugjeruar imunizimin.

Lexo më shumë  Rastet e dhunës dhe intimidimit nga politika - Gazetarët protestojnë para Kuvendit të Shqipërisë

Ai thotë se ndihet sikur njerëzit që po zgjedhin të mos vaksinohen janë duke u diskriminuar.

“Fillon kjo beteja e pafundme se cila vlerë është më e mirë se tjetra dhe tani ndodhemi në një dilemë morale”, tha ai.

Të paktën 63 pë qind e punonjësve të shkollave janë vaksinuar.

Rregullat e reja vijnë pas miratimit të plotë të përdorimit të vaksinës Pfizer, një nga tre vaksinat që ofrohet në ShBA.

Të gjitha ishin miratuar për përdorim emergjent, por zyrtarët shpresojnë se miratimi i plotë do të rrisë besimin e njerëzve ndaj vaksinës.

Për rreth 1 milion nxënës të shkollave publike, klasët fillojnë nga 13 shtatori.

Nju Jorku, së bashku me disa qytete dhe shtete tjera, po luftojnë variantin shumë ngjitës Delta duke shtuar presionin për të vaksinuar më shumë njerëz.

Lexo më shumë  Për shkak të mungesës së mjekëve në Shqipëri Rama i detyron studentët e mjekësisë me tre vite punë të detyruar, studentët e mjekësisë kundër ligjit të ri

Javën që shkoi qyteti i Nju Jorkut filloi kërkimin e provës së vaksinimit para futjes në restorante, palestra dhe shumë vende tjera publike, një politikë që zbatohet për herë të parë, duke ndjekur shembullin e disa qyteteve të tjera.

Në ndërkohë, shteti i Nju Jorkut njoftoi javën që shkoi se punonjësit e spitaleve dhe qendrave të kujdesit duhet të vaksinohen.

Vaksinimet e detyruara për mësimdhënësit janë të rralla në ShBA. Deri tani shteti i Uashingtonit ka thënë se mësuesit duhet të vaksinohen, ose mund të shkarkohen.

Kërkesa e dëshmisë së vaksinës, ose testimi janë masat më të zakonshme që zbatohen në qytete si Los Anxhelosi dhe Çikago, të cilat radhiten në mesin e qyteteve me numrin më të madh të nxënësve pas Nju Jorkut.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *