Sport

Messi mund të largohet nga PSG-ja

Transferimi i Lionel Messit te gjiganti francez PSG bëri jehonë të madhe në botën e futbollit.

Por nëse Messi nuk arrin që të fitojë Ligën e Kampionëve me skuadrën e tij, e ardhmja e tij te francezët do të vihet në pikëpyetje.

Ish-lojtari i Barcelonës, Lobo Carrasco, ka thënë se Messi mund të largohet nga PSG-ja në rast se ai nuk arrin që të fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Lexo më shumë  Egnatia dhe Dinamo shkojnë më tej në Evropë

“Messit gjithmonë do t’i mungojë “modus vivendi” që kishte në Barcelonë. Nëse ai triumfon, që është fitimi i Ligës së Kampionëve, ai mund ta zgjasë qëndrimin e tij edhe për një vit. Nëse PSG nuk e fiton Ligën e Kampionëve, një vit do të jetë shumë. gjatë dhe mund të detyrojë largimin e tij në qershor” pohoi ish-lojtari.

Messi këtë sezon në fanellën e PSG-së ka zhvilluar 16 ndeshje dhe ka arritur të shënojë gjashtë gola. Golin e parë  te PSG-ja, Messi e ka shënuar pikërisht në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Lexo më shumë  Egnatia dhe Dinamo shkojnë më tej në Evropë

Pas përfundimit të fazës së grupeve, në 1\16 e Ligës se Kampionëve PSG do të ketë një punë të vështirë pasi përballë do të këtë ekipin e Real Madrid.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *