Sport

Messi arrin një tjetër rekord, kësaj here negativ

Lionel Messi ka arritur rekordin e Thierry Henry për më shumë penallti të humbura në historinë e Ligës së Kampionëve, ndërsa ka kaluar Cristiano Ronaldon për më së shumti penallti të ekzekutuara.

Ai ka humbur 5 nga 23 penalltitë në këtë garë, me të fundit në fitoren e fundit të Paris Saint-Germain ndaj Real Madrid, të martën.

Thibaut Courtois arriti t’ia mohojë golin Messit, pasi Kylian Mbappe kishte fituar goditjen nga pika e 11-metërshit.

Në pjesën më të madhe të ndeshjes së parë mes dy ekipeve të mëdha evropiane, rastet e golave ishin të rrallë, pasi madrilienët ishin të përqendruar kryesisht në mbrojtje.

Megjithatë, Mbappe arriti të depërtoi mbrojtjen kundërshtare në minutën e fundit për të shënuar dhe fituar 1-0.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *