Mësohet se kush është gjyqtari që liroi Pantiqin
Ish- policit serb, Dejan Pantiq, që dyshohet për sulm ndaj Policisë së Kosovës dhe Komisioneve Komunale Zgjedhore në veri, i është ndryshuar masa nga paraburgimi në arrest shtëpiak.
Ndërkaq, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka treguar dhe emrin e gjyqtarit i cili është Mentor Bajraktari.

Basha shfaq mospajtimin e tij dhe pyet se si një gjyqtar normal arrinë me vlerësu se terroristi qenka më sigurt n’shpi se n’burg?
Lexo më shumë Hiqet nafta falas për 50 mijë fermerë në Shqipëri, akuza: “Po e marrin patronazhistët”
“Po me pas qenë n’Serbi i kish shqiptu masë ma t’randë se ky n’Kosovë. Nuk ka veting që ta hjek tutën, po as që ta shton dozën e patriotizmit!”, shkroi ai në postimin e tij në Facebook.
Rruga Press

