Lajme

Mesazhi për Kurban Bajramin, të rinjve u bëhet apel që të mos ikin nga Shqipëria

Besimtarët myslimanë kanë falur këtë mëngjes Kurban Bajramin në sheshet qendrore dhe xhamitë në Shqipëri.

Nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë, kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka uruar festën e Kurban Bajramit . Ai ka bërë një apel edhe për rininë shqiptare.

Spahiu i ka kërkuar të rinjve shqiptarë mos të largohen nga Shqipëria dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendin e tyre, ndërsa i ka këshilluar të qëndrojnë larg tundimeve të kota.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti priti në takim Presidentin e Këshillit Evropian, Costa: Ecjes sonë drejt BE-së ajo duhet t’i përgjigjet me dhënien e statusit të shtetit kandidat dhe hapjen e negociatave

“Gëzuar e për shumë vite festen e Kurban Bajramit kushdo qe e feston! Vetëm te mira paçi gjithmonë bashkë me njerëzit e tu të zemrës! Kjo ditë është dita kur duhet të jemi të njerëzishëm me njëri-tjetrin. Zbutni zemrat me njëri-tjetrin, ruani veten nga ligësitë dhe padrejtësitë, mos u bëni lakmitarë”, tha ai.

Spahiu apeloi që të rinjtë ta projektojnë të ardhmen e tyre në atdhe.

Lexo më shumë  Djali i ish-presidentit Biden reagon për Zvërnecin dhe Sazanin: Jared Kushner dhe Ivanka Trump po ndërtojnë një parajsë private ishullore në tokë të mbrojtur në Shqipëri

“Pajisuni me moral të bukur. Kthejini sytë nga Zoti, rrini larg tundimeve të kota. Mos ikni nga vendi. Projektoni të ardhmen këtu, në vendin tuaj. T’i shpëtojmë individualizmit të kohës. Të bëhemi altruistë. Të sakrifikojmë nga e mira individuale për të mirën e përbashkët”, tha kreu i KMSH-së.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *