Bota

Merz nuk e përjashton dërgimin e ushtarëve gjermanë në Ukrainë

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka lënë të hapur mundësinë e pjesëmarrjes së forcave të armatosura gjermane në një forcë të mundshme shumëkombëshe paqeruajtëse në Ukrainë.

Merz kur u pyet nga gazetarët tha se ajo që po diskutojnë për momentin është periudha pas përfundimit të luftës.

Sipas tij Ukraina do të ketë nevojë për mbrojtje.

Lexo më shumë  Gjermania i përgjigjet kërkesës së Trumpit: "Kjo nuk është luftë e NATO-s"

Kancelari gjerman shtoi se forcat që mund të dërgohen në Ukrainë janë një nga shumë angazhimet që janë bërë nga shtete të ndryshme në rast të një armëpushimi.

Ai përmendi gjithashtu se i ashtuquajturi “koalicion i të vullnetshmëve” përfshin edhe shtete jashtë Evropës, si Kanadaja dhe Australia.

Duke iu referuar të njëjtës çështje, zëvendëskancelari dhe Ministri i Financave Lars Klingbeil tha se Gjermania është mbështetësja më e madhe e Ukrainës dhe do t’i përmbushë gjithmonë përgjegjësitë e saj.

Lexo më shumë  Kallas: Anëtarët e BE-së do të diskutojnë se si të rihapin Ngushticën e Hormuzit

Rruga Press

YouTube player