KryesoreLajme

Merret vendimi: Ambasadorët e BE-së ia japin dritën jeshile liberalizimit

Ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës. Presidenca Çeke tani do t’i nisë negociatat me Parlamentin Evropian si hapin e fundit para udhëtimit pa viza.

“Sot kemi marrë një hap të rëndësishëm para për udhëtim pa viza për Kosovën dhe tash shpresojmë të arrijmë marrëveshje me Parlamentin Evropian për ta bërë realitet këtë premtim. Liberalizimi i vizave është bërë i mundshëm për shkak të përpjekjeve të Kosovës për të forcuar kontrollet e saj kufitare, menaxhimin e migrimit dhe sigurinë, dhe besojmë se ky bashkëpunim i mirë vetëm se do të forcohet në të ardhmen”, ka thënë ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky, në një komunikatë për media të publikuar të mërkurën në uebfaqen e Këshillit Evropian.

Vendimi ua mundëson qytetarëve me pasaporta të Kosovës të udhëtojnë pa viza drejt BE-së për 90 ditë në periudhë gjashtëmuajshe. Nën kushtet aktuale, liberalizimi i vizave do të nisë në datën e nisjes së sistemit ETIAS dhe në asnjë rast më larg se 1 janari 2024.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Ambasadorët kanë hapur rrugën që shpejt të përmbyllet procedura që duhet kalojë sipas ligjeve të BE-së.

Më vonë do të kthehet prapë në Këshill ku do të miratohet formalisht në nivel të ministrave të BE-së. Presidenca Çeke shpreson që gjithçka të përmbyllet para përfundimit të Presidencës, para fundit të këtij viti, që të hyjë në fuqi në nëntor të vitit që vjen ose janar 2024.

Sipas vendimit, Kosova duhet të synojë të arrijë marrëveshje me vendet anëtare të BE-së për ripranim. Vlen për vende me të cilat Kosova akoma s’ka marrëveshje. Po ashtu nga Kosova pritet të përshtatet politika e vizave për qytetarët e vendeve të treta me regjimin e vizave që ka BE-ja.

Vendimi i ambasadorëve ishte paraparë të merrej javën e shkuar, por u hoq nga rendi i ditës me arsyetimin “për shkak të situatës në veri”, në kohën e tensioneve për targat.

Ishte hera e parë kur një vendim i procesit të liberalizimit u lidh me dialogun në mënyrë direkte.

Siç pati mësuar KOHA, fillimisht ka kaluar teksti i vendimit në grupin e këshilltarëve për viza dhe ishte vendosur të jetë në rend dite në Coreper – ambasadorëve të vendeve anëtare, që të miratohej edhe formalisht pa diskutim. Më vonë, në mbrëmje, një ditë para takimit, Presidenca Çeke njoftoi se e ka hequr nga rendi i ditës.

Pas votimit të ambasadorëve, çështja e liberalizimit kalon në Parlament Evropian dhe në Komision Evropian. Por të dyja janë deklaruar pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Komisioni Evropian qysh në vitin 2018, ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur gjitha kushtet për liberalizim të vizave.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *