Sport

Cristiano Ronaldo bie dakord për një kontratë 173 milionë funte në vit, deri tani më e madhja në futboll

Cristiano Ronaldo thuhet se ka rënë dakord për një kontratë 172.9 milionë funte në vit me Al Nassr në Arabinë Saudite.

37-vjeçarit iu ndërpre kontrata me Manchester United në fillim të këtij muaji, pas një marrëdhënieje të trazuar me shefat e klubit që u përkeqësua vetëm kur ai bëri një numër deklaratash kontraverse në një intervistë televizive me Piers Morgan.

Portugezi po kërkonte një largim nga Old Trafford gjatë verës, por nuk e realizoi dëshirën e tij pasi ishte i vendosur të luante futboll në Champions League.

Lexo më shumë  Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Ish-ylli i Real Madridit refuzoi një kalim në Arabinë Saudite verën e kaluar, por pa ndonjë interes të fortë nga klubet elitare të Evropës, ai duket se do ta bëjë këtë lëvizje tani.

Sipas gazetës spanjolle Marca, Ronaldo thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje dyvjeçare e gjysmë me Al Nassr me vlerë 172.9 milionë funte në vit që do ta shohë atë të luajë deri në moshën 40-vjeçare.

Lexo më shumë  Fabrizio Romano zbulon se çfarë ka vendosur Chelsea për Armando Brojën

Al-Nassr është një nga klubet më të suksesshme në Arabinë Saudite, duke u kurorëzuar nëntë herë fitues të ligës më të mirë të vendit, me triumfin e tyre më të fundit në vitin 2019.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *