Sport

Merr fund “telenovela” Broja, sulmuesi shqiptar largohet nga Chelsea, por mbetet në Londër

Armando Broja largohet nga Chelsea, të paktën deri në fund të sezonit. “Blutë e Londrës” kanë arritur marrëveshjen për transferimin e sulmuesit shqiptar te Fulhami.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, ai do të transferohet në formë huazimi deri në fund të sezonit. Broja pritet që të kryejë testet mjekësore gjatë mbrëmjes për të zyrtarizuar më pas kalimin te Fulham.

Me situatën që ishte duke kaluar te Chelsea, ku kishte shënuar vetëm dy gola, kjo mund të vlerësohet si një lëvizje e mirë për shqiptarin, i cili mund të gjejë më shumë hapësira dhe të arrijë formën optimale deri në fund të sezonit, nëse më pas do të grumbullohet nga trajneri Sylvinho për Kampionatin Europian, Gjermani 2024.

Për Brojën pati interes edhe nga skuadra të tjera angleze, por edhe nga Milani në orët e fundit, por Chelsea dhe Fulham ishin prej ditësh në negociatat dhe tashmë është arritur marrëveshja mes dy klubeve të Londrës.

YouTube player