BallinaBota

Merr detyrën Qeveria e re e Malit të Zi

Qeveria e re e Malit të Zi, e cila për herë të parë pas gati tri dekadash nuk është formuar nga Partia Demokratike e Socialistëve, mori detyrën të hënën.

Kryeministri i deritashëm, Dushko Markoviq, konfirmoi në Twitter se i ka dorëzuar detyrën kryeministrit të ri, Zdravko Krivokapiq.

“Shpresojmë se kjo Qeveri do të punojë në interes të Malit të Zi dhe të gjithë qytetarëve të tij”, tha Markoviq.

Lexo më shumë  Kurti takon kryeministrin britanik: Britania është aleate e posaçme e Kosovës

Kryeministri i ri, Krivokapiq, dhe kabineti i tij, i cili përbëhet nga 12 ministra dhe një zëvendëskryeministër, janë zgjedhur në një seancë të Kuvendit të Malit të Zi, më 4 dhjetor.

Ata i kanë mbështetur 41 deputetë nga gjithsej 81.

Qeveria e re përbëhet nga tre koalicione, ndërsa dominohet nga partia Fronti Demokratik, e cila cilësohet si pro-serbe.

Partia Demokratike e Socialistëve, e cila udhëhiqet nga presidenti Millo Gjukanoviq, i ka humbur zgjedhjet e 30 gushtit, për herë të parë në gati 30 vjet. REL

Lexo më shumë  Spanja 'paralizohet' nga protestat, qindra mijëra qytetarë dalin në rrugë
YouTube player