Lajme

‘Mero Baze po na vjedh ujin’: Banorët e Mezhgoranit sërish në protestë

Banorët e Mezhgoranit në Tepelenë janë ngritur sërish në protestë sot.

Ata kundërshtojnë projektin e ujësjellësit, i cili po zbatohet nga Bashkia e Tepelenës.

Një javë me parë banorët protestuan duke i bërë thirrje bashkisë të tërhiqet, sepse uji i burimit të fshatit do të përdoret nga një resort, i cili po ndërtohet në fshatin Peshtan.

Lexo më shumë  “Paralizohet” Tirana/ Tension dhe përplasje, çfarë ndodhi gjatë protestës së opozitës

Banorët thonë se pas projektit fshihet dora e gazetarit qeveritar, Mero Baze.

Protestuesit kanë marrë edhe një avokat, i cili do të ndjekë çështjen e tyre.

Rruga Press

YouTube player