Bota

Merkeli përcillet nga ushtria me këngë të përzgjedhura

Një javë para largimit kancelarja gjermane, Angela Merkel, është përshëndetur me një ceremoni tradicionale që ka përfshirë edhe ushtrinë.

Parakalimi ushtarak në nder të Merkelit u bë në hapësirat e Ministrisë së Mbrojtjes të enjten mbrëma. Kjo ceremoni ishte me numër të vogël të ftuarish për shkak të pandemisë.

Merkeli për këtë ceremoni kishte kërkuar tri këngë.

Kënga e parë ishte “I madhi Zot, ty të qofshim falë”. Kjo këngë ishte zgjedhur për shkak se Merkeli ishte e bija e një predikuesi protestant.

Kënga e dytë e luajtur nga ushtria ishte “Për mua trëndafila të kuq rënçin si shiu” nga Hildegard Knef.

Kënga, që la të habitur të gjithë, ishte “Ti ke harruar filmin me ngjyra”, këngë e publikuar në vitin 1974, nga këngëtarja e zhanrit punk, Nina Hagen.

Lexo më shumë  Vendimi i Parlamentit Evropian: Surrogacia konsiderohet si shfrytëzim dhe trafikim i qenieve njerëzore

Në këtë këngë këngëtarja vajton se i dashuri nuk kishte shkrepur fotografi me ngjyra në pushimin e tyre në plazh.

Këngëtarja Hagen, si Merkeli, ishte rritur në Gjermaninë Lindore, por kaloi në pjesën Perëndimore në vitin 1976, kur u përplas me partinë komuniste.

Në fjalimin e saj, Merkeli ka thënë se besimi është aseti kryesor në politikë.

“Duke qëndruar këtu përballë jush sot ndiej përulësi dhe mirënjohje mbi të gjitha. Përulësi përpara detyrës që më lejuan ta ushtroja për kaq shumë kohë. Mirënjohje për besimin që përjetova. Kam qenë gjithmonë e vetëdijshme se besimi është aseti më i vlefshëm në politikë. Është gjithçka tjetër veçse e vetëkuptueshme dhe për këtë ju falënderoj nga zemra”, ka thënë ajo.

Lexo më shumë  Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve Buk – i goditën me dronët kamikaz

Periudhën si kancelare e ka cilësuar si më sfiduesen.

“Këta 16 vjet si kancelare kanë qenë plot ngjarje dhe shpesh vite sfiduese. Më kanë sfiduar politikisht dhe personalisht, por në të njëjtën kohë më kanë përmbushur”, ka shtuar Merkeli.

Merkeli do të qëndrojë në detyrë deri pas 6 dhjetorit, kur pritet të votohet Olaf Scholz si kancelar i ri i Gjermanisë.

Ai deri më tani ka shërbyer si ministër i Financave në qeverinë e Merkelit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *