BallinaBotaLajme

Merkel paralajmëron valën e tretë të koronavirusit

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka paralajmëruar një valë të tretë koronavirusi nëse njerëzit nuk ndjekin masat paraprake, pasi rastet po rriten në të gjithë Evropën.

“Ne duhet të jemi shumë, shumë të kujdesshëm këtë dimër. Përndryshe ne do të shkojmë menjëherë në valën tjetër,” tha ajo.

Merkel po ashtu theksoi se ky dimër është një sfidë që duhet ta kalojnë të gjithë së bashku.

Lexo më shumë  Ambasadorja amerikane në NATO: Ballkani Perëndimor duhet të shpenzojë më shumë për mbrojtjen

“Ne duhet t’i kalojmë bashkë këto muaj të dimrit,” tha ajo.

Gjermania ka gjithsej 1,067,473 raste të konfirmuara dhe 16,636 vdekje nga koronavirusi, sipas Institutit Robert Koch, qendra gjermane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.

YouTube player