Lajme

Mërgata e Kosovës për festat e fundvitit, ministri Latifi: Dhurata më e mirë që mund të sillni, të jeni të vaksinuar

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Rifat Latifi ka dhënë një mesazh për bashkatdhetarët që do të vijnë në Kosovë për festat e fundvitit.

Ai ka thënë se dhurata më e mirë për këtë vit që ata mund të sjellin në Kosovë është që të jenë shëndoshë e të vaksinuar.

Ministri Latifi u shpreh se edhe këtë vit festat vazhdojnë të jenë më ndryshe për shkak se pandemia COVID-19 nuk ka përfunduar.

“Të dashur bashkatdhetarë, mirë se vini edhe këtë vit në Kosovë për kaluar pushimet fundvitit me të dashurit tuaj dhe të gjithë neve.

Lexo më shumë  Liqeni i Ohrit nën kërcënim, UNESCO i jep Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut 5 vite për të zbatuar rekomandimet

Edhe këtë vit festat vazhdojnë të jenë pak më ndryshe se vitet tjera sepse pandemia COVID-19 ende nuk ka përfunduar. Por, tash kemi në duart tona forcën dhe mënyrë më të mirë të mbrojtjes-vaksinimin.

Kjo është mënyra më e sigurt që në të mbrohemi nga vdekjet dhe komplikimet e rënda shëndetësore të COVID-19.

Tani keni mundësinë të vaksinoheni me dozën e dytë ose të tretë, në aeroportin e Prishtinë, në të gjitha pikat kufitare si dhe në qendrat e vaksinimit në secilën komunë në tërë Kosovën. Ju lus ta shfrytëzoni këtë mundësi.

Lexo më shumë  Si sot para 11 viteve, me presionin e Thaçit u votua formimi i Gjykatës Speciale dhe u votua kundër mocionit për krimet e Serbisë në Kosovë

Të festojmë me kujdes, të tregohemi të përgjegjshëm për familjen dhe shoqërinë dhe të mos harrojmë se ne i kemi humbur rreth 3000 njerëz tanë nga COVID-19. Mos të kemi numra të tillë asnjëherë më në Kosovë.

Dhurata më e mirë që ju mund të sillni këtë vit në Kosovë është që të jeni shëndoshë, të vaksinuar dhe të ktheni shëndoshë andej prej nga vini”, thuhet në mesazhin e Latifit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *