KryesoreLajme

Memli Krasniqi jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së – Dështoi në zgjedhjet lokale

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot pritet të jap dorëheqjen nga posti i udhëheqësit të partisë.

Burimet për mediat kanë bërë me dije se dorëheqje ai do ta ofrojë në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PDK-së.

Të njëjtat burim i ka thënë se ky veprim vije si rezultat i mosarritjes së objektiveve të PDK-së në zgjedhjet e fundit lokale.

Lexo më shumë  Deda ka një pyetje për 6 deputetët e LDK-së: Pse vendimet e kryesisë të vitit 2016 ishin obligative, ndërsa jo ato të 2026?

Me këtë veprim, kanë thënë burimet, do të hapen rruga për mbajtjen e një konvente të re zgjedhore të PDK-së

Pas mbledhje së Kryesisë, Krasniqi do të mbaj një konferencë për media.

Në zgjedhjet lokale PDK-ja ka fituar gjashtë komuna: Prizrenin, Ferizajn, Skenderajn, Vushtrrinë, Kaçanikun, Hanin e Elzeti.

Në këto zgjedhje, PDK-ja ka humbur Drenasin dhe Mitrovicën.

Lexo më shumë  Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Zubin-Potok
YouTube player