Mehmeti: Zyrtarët serbë e ‘vazhdojnë’ gjenocidin e Srebrenicës!
Nga Kim Mehmeti
Sot shënohet 28-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë, ku forcat serbe vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë.
Dhe 28 vite me radhë, zyrtarët serbë e vazhdojnë fushatën për mohimin e këtij gjenocidi, me arsyetimin se nuk janë përfshi edhe viktima gra e fëmijë!? Me çka edhe mund të thuhet se, duke dashur t’ua shpërlajnë mëkatin vrastarëve të vet monstruoz, ata vetëm sa e ‘vazhdojnë’ gjenocidin e Srebrenicës.
Përndryshe Srebrenica asokohe ishte shpallur nga OKB-ja si “zonë e sigurt”, por trupat holandeze nuk vepruan, me çka forcat serbe e pushtuan zonën duke vrarë rreth 2 mijë njerëz në një ditë të vetme dhe, duke e vazhduar masakrën në mbi 15 mijë njerëz të tjerë që ishin fshehur në malet përreth,
Andaj edhe mundë të thuhet se Srebrenica nuk shpërfaqë vetëm fytyrën kriminale të vrasësve serb, por edhe atë të pandjeshmërisë së kësaj bote ndaj myslimanëve të BeH!
Pra, ushtarët serbë vranë 8000 burra e djem boshnjakë, edhe atë duke i marrë nga duart e ushtarakëve evropianë, që kishin ardhur t’i mbronin myslimanët e Bosnjës.
Po pra, edhe sot, 27 vite pas gjenocidit në Srebrenicë, nuk mungojnë zëra që bëjnë përpjekje ta mohojnë atë dhe ta heshtin të vërtetën për masakrën më çnjerëzore të ndodhur në Evropën e pasluftës së Dytë Botërore.
Më në fund, nuk është e panjohur se jo gjithmonë dhe jo njësoj, kjo botë ka ndje dhembshuri ndaj tragjedive dhe viktimave. Pastaj, nëse nuk je popull që ka forcë ta imponojë të vërtetën e vet, atëherë kotë e ke të shpresosh se bota rrotullohet rreth boshtit të së drejtës dhe dhembshurisë ndaj viktimës.
Rruga Press