Lajme

Mehaj thirrje qytetarëve të kontribuojnë në Fondin e Sigurisë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të kontribuojnë me të holla në Fondin e Sigurisë, sipas tij, për ta forcuar edhe më tej ushtrinë.

Mehaj tha se qytetarët mund të dhurojnë të holla për këtë fond, brenda apo jashtë vendit.

“Ushtria jonë përmes investimit në armatime dhe pajisje të tjera ushtarake po konsolidohet në vazhdimësi. Që të jetë edhe më e fortë për të garantuar një Kosovë më të sigurt, të gjithë ju qytetarë të dashur mund të kontribuoni duke dhuruar në Fondin e Sigurisë në llogarinë aktive brenda apo jashtë vendit”, ka thënë Mehaj.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Ky fond ishte themeluar para më shumë se një viti, në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të japin donacione për ushtrinë.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar se mjetet e mbledhura financiare synohet të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore.

Rruga Press

YouTube player