Lajme

Mehaj pret në takim komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneral Major Ben Corell

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sot në takim komandantin e Gardës Kombëtare të IOWA-s, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjeneral major Ben Corell.

Sipas njoftimit, në takim u diskutua rreth situatës së sigurisë, lidhur me zhvillimet brenda Ministrisë së Mbrojtjes dhe me punën që është duke u bërë për të arritur përmbushjen e objektivave  strategjike, të cilat janë në funksion të plotë të zhvillimit dhe forcimit të ushtrisë së Kosovës.

Lexo më shumë  Kuvendi mblidhet sot, shqyrton në lexim të dytë 10 projektligje, mban mbledhje edhe Kryesia

“Gjithashtu u theksua se bashkëpunimi i kultivuar me Gardën Kombëtare të IOWA-s, është ndërtuar falë angazhimit, përkushtimit dhe besimit të dyanshëm”, thuhet në komunikatën për media të ministrisë.

“Ky bashkëpunim është vlerësuar lartë edhe nga Gjeneral Corell, i cili shprehu bindjen se të ky bashkëpunim do të thellohet edhe më tutje”.

Tutje, thuhet se në fund të këtij takimi, Mehaj falënderoi Gjeneral Correll për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar nga Garda Kombëtare e IOWA-s për më shumë së një dekadë.

Lexo më shumë  Haxholli: Ish presidentja Osmani krijoi kaos me 20 ambasadorë me mandate të tejkaluara, një devijim serioz në diplomaci

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *