Mehaj pret në takim komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneral Major Ben Corell
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sot në takim komandantin e Gardës Kombëtare të IOWA-s, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjeneral major Ben Corell.
Sipas njoftimit, në takim u diskutua rreth situatës së sigurisë, lidhur me zhvillimet brenda Ministrisë së Mbrojtjes dhe me punën që është duke u bërë për të arritur përmbushjen e objektivave strategjike, të cilat janë në funksion të plotë të zhvillimit dhe forcimit të ushtrisë së Kosovës.
“Gjithashtu u theksua se bashkëpunimi i kultivuar me Gardën Kombëtare të IOWA-s, është ndërtuar falë angazhimit, përkushtimit dhe besimit të dyanshëm”, thuhet në komunikatën për media të ministrisë.
“Ky bashkëpunim është vlerësuar lartë edhe nga Gjeneral Corell, i cili shprehu bindjen se të ky bashkëpunim do të thellohet edhe më tutje”.
Tutje, thuhet se në fund të këtij takimi, Mehaj falënderoi Gjeneral Correll për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar nga Garda Kombëtare e IOWA-s për më shumë së një dekadë.


Rruga Press