Bota

Mediumi britanik: Spiunët rusë ‘vodhën formulën e Oxford/Astra Zeneca dhe e përdorën për të krijuar vaksinën Sputnik’

Rusia vodhi formulën për vaksinën kundër COVID-19 të Oxford/AstraZeneca dhe e përdori atë për të ndihmuar në krijimin e vaksinës së saj.

Kështu së paku shkruan mediumi britanik, The Sun, sipas të cilit shërbimet e sigurisë thonë se kanë prova se një nga spiunët e Vladimir Putin “fshiu” të dhënat vitale.

Po sipas mediumit në fjalë, ata thonë se kanë prova që të dhënat jetike u morën nga firma e barnave – përfshirë planin për vaksinën kundër COVID-19.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Ndryshe, vë në pah The Sun, vaksina ruse Sputnik përdor teknologji të ngjashme me vaksinën e krijuar në Oksford.

Dhe kështu, “ekipet e sigurisë tani janë të sigurt se është kopjuar” ndërkohë që “kuptohet që të dhënat janë vjedhur personalisht nga një agjent i huaj”.

Lidhur me këtë, mediumi britanik citon ministrin e Zyrës së Brendshme, Damian Hinds, të ketë thënë: “Ne jetojmë në një botë ku ka aktivitete shtetërore që kërkojnë të përfshihen në spiunazh industrial dhe spiunazh ekonomik”.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

“Ne përballemi me kërcënime të këtij lloji që janë të ndryshme, ato janë më të sofistikuara, ato janë më të gjera se kurrë më parë”.

“Vazhdimisht ka shtete të huaja që do të donin të merrnin në dorë informacione të ndjeshme duke përfshirë ndonjëherë edhe sekrete komerciale”.

Sidoqoftë, shkruan në fund, The Sun, Downing Street ka refuzuar të komentojë rreth një çështje të tillë. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *