Lajme

Mediat ndërkombëtare/ Ish-agjenti i FBI-së u korruptua në Tiranë

Lajmi mbi arrestimin e një prej zyrtarëve më të lartë të FBI-së ka oshtirë në mjedisin shqiptar, po aq sa në mediat më të mëdha amerikane. Kjo, jo pa shkak. Prangosja e Charles McGonigal shërbeu për të zbuluar se si kryeministri Edi Rama kishte arritur të ‘fuste’ në dorë një prej agjentëve të lartë të FBI-së dhe ta përdorte atë në betejën për të goditur opozitën shqiptare.

Agjenti McGonigal kishte mbi 20 vite që mbante të njëjtin post në FBI, por së fundmi ‘besnikëria’ e tij kishte kaluar nga drejtësia tek interesi vetjak. Hetuesit amerikanë zbuluan se ai ka përfituar shuma të mëdha parash nga një oligark rus dhe drejtpërdrejt nga Tirana.

Të hënën në darkë zyrtari i FBI-së u vendos përballë dy akuzave, mes të cilave përmendeshin udhëtime me shpenzime të paguara në Tiranë ku u takua me kryeministrin Edi Rama dhe për marrjen e një shume prej 225 mijë dollarësh nga një shqiptaro-amerikan.

Jehona e lajmit nga mediat ndërkombëtare

Gjigandi amerikan CNN shkruan se veterani i FBI-së, me një karrierë 22-vjeçare në këtë institucion, Charles McGonigal u përball me 2 aktakuza. E para ishte se kishte punuar me një oligark rus të shpallur “non grata” pasi ai kishte dalë në pension dhe tjetra se fshehu qindra mijëra dollarë që mori nga një ish-punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare kur ishte ende një zyrtar i lartë në byro. CNN shkruan se ky shqiptar i kishte dhënë McGonigal 225 mijë dollarë në cash të cilat ai nuk i kishte deklaruar. CNN vijon duke sqaruar pretendimin e prokurorëve se në një takim McGonigal i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë që të jetë “i kujdesshëm në lidhje me dhënien e licencave për shpimet në fushat e naftës në Shqipëri për kompanitë ruse”.

ABC News shkruan se McGonigal fshehu nga byroja marrëdhënien e tij me këtë ish-oficerin shqiptar të paidentifikuar të inteligjencës gjatë gjithë kohës që udhëtonte jashtë vendit me personin dhe takonte shtetas të huaj. Personi cilësohet si shtetas shqiptar i punësuar nga një konglomerat energjetik kinez. Personi më vonë “shërbeu si një burim i FBI-së në një hetim penal që përfshinte lobim politik të huaj” mbi të cilin McGonigal kishte një rol mbikëqyrës.

Lexo më shumë  Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore  janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro

Në një shkrim të, i cili shoqerojet me foton e madhe te Rames bashkengjitur asaj te zyrtarit te FBI, Daily Mail shtohet fakti që në aktakuzë thuhet se McGonigal shoqërohej nga ish-spiuni i paidentifikuar kur ai u takua fshehurazi me kryeministrin shqiptar Edi Rama në shtator 2017. Aty ai mendohet se i dha Ramës sende të FBI-së. (parafernalitë e FBI-së)

Skandali i publikuar nga shumë media ka ngritur aludime serioze se Edi Rama ka paguar para të padeklaruara në favor të një ish zyrtari të lartë të FBI-së, për ta përdorur atë në favor të luftës së brendshme politike në Shqipëri. McGonigal akuzohet se ka marrë së paku 225 mijë dollarë për të dëmtuar aktivitetet e opozitës shqiptare dhe për të punuar në Amerikë kundër saj. Ndërmjetësin e këtyre takimeve dyshohet se e kanë bërë dy shqiptarë që, në aktakuzën e ngritur nga autoritetet amerikane, përshkruhen si Personi A dhe Personi B. Lideri i opozitës Sali Berisha në emër të Partisë Demokratike tha se këta persona ishin: Agron Neza (ai që ka paguar 225 mijë USD-të) dhe Dorian Duçka (ai që paraqitet në aktakuzë si “zyrtari jo formal i kryeministrit, që ka financuar udhëtimet dhe ndenjtjen e Charles McGonigal në Tiranë).

Miqësia Rama-McGonigal

Miku i ngushtë i kryeministrit, me të cilin darkonte nga Tirana në New York, aktualisht është nën akuzë për korrupsion. Keqardhjen më të madhe Rama e ka në faktin se McGonigal mund ta fundosë bashkë me veten. Kjo situatë nuk ka kaluar pa u reflektuar edhe në retorikën e përdorur nga kreu i qeverisë.

Kështu, kur doli për herë të parë lajmi se një amerikan i FBI po hetohej për financim nga lobistë të huaj dhe aty përmendej emri i Ramës, kryeministri duke fryrë gjoksin deklaroi “ai është miku im”. Mirëpo ky entuziazëm i kryeqeveritarit për lidhjen e fortë me agjentin e Byrosë Federale të Hetimit ra shpejt. Pas publikimit të lajmit mbi akuzat me të cilat do të përballej McGonigal, Rama iu referua atij si “një zyrtar i FBI-së” me të cilin nuk kishte lidhje.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Përmendja e Ramës në dosjen e prokurorëve federalë kundër ish-zyrtarit të FBI-së

Në dosjen e publikuar për mediat mbi akuzat që rëndojnë ndaj McGonigal kryeministri përmendet 14 herë. Aty jepen detaje për udhëtimet e amerikani në Shqipëri, takimet, paratë e paguara dhe shërbimet që i bëri Edi Ramës, një pjesë të padeklaruara siç ia kërkon ligji. Akuza është e detajuar deri në pikën që përshkruan mënyrën se si McGonigal i ka marrë paratë (në një parkim makinash) dhe se si është zhvilluar udhëtimi i tij në Tiranë, në shtator 2017.

“Në vjeshtën e vitit 2017, në vendbanimin e Personit A në Nju Xhersi, i pandehuri McGonigal mori dy herë më shumë para të thata nga Personi A në sasitë afërsisht 80 mijë dhe 65 mijë dollarë. Në 16 tetor 2017, i akuzuari McGonigal plotësoi një FD-772b (formular i brendshëm i FBI-së) në lidhje me udhëtimin e tij në shtator në Shqipëri dhe Kosovë. Ky formular nuk raportoi se i akuzuari McGonigal u takua me kryeministrin e Shqipërisë në Shqipëri dhe një politikan në Kosovë. Po ashtu aty mohohej që McGonical kishte deklaruar punësimin e tij për një shtetas të huaj jashtë punës zyrtare të FBI-së,” shkruhet në aktakuzë.

Sipas aktakuzës, zyrtari i FBI-së ka udhëtuar disa herë drejt Shqipërisë dhe është takuar me Ramën në disa prej këtyre vizitave. Aktakuza në D.C. vëren se “as FBI dhe as McGonigal nuk pagoi për hotel ndërsa gjendej në Shqipëri.” Shpenzimet e udhëtimit do të paguheshin nga personi A. Kur mbërriti në Tiranë ai u takua me një të dytë, Personi B, bashkë me të cilin takoi kryeministrin Edi Rama.

Personi B përshkruhet si këshilltar informal i kryeministrit Edi Rama. Ai kishte një adresë email-i zyrtar të qeverisë, ndërkohë që ishte i punësuar nga një konglomerat kinez energjie. /Lapsi.al

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *