Lajme

Mediat e huaja shkruajnë për protestën: Kriza në PD është shqetësim i përgjithshëm

Sali Berisha shkundi sot partinë që themeloi 30 vite më parë. Mbështetësit e tij shqyen dhe shkallmuan dyert e partisë duke u futur brenda dhe shkatërruar gjithçka që u doli përpara në katin e parë, teksa në të dytin ndodhej kupola drejtuese e PD-së zyrtare.

Pas thirrjes së Lulzim Bashës, policia e shtetit ndërhyri duke larguar protestuesit me gaz lotsjellës. Mbi 30 janë protestuesit e shoqëruar.

Jo vetëm te fqinjët, por protesta bëri jehonë në mediat botërore që i kushtuan hapësirë dhunës dhe vandalizmit që tronditi selinë e PD-së.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Policia hodhi gaz lotsjellës kundër protestuesve në selinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë në opozitë që ndodhet në një luftë për pushtet” shkruan “Reuters”.

“Sali Berisha u përjashtua nga partia vitin e kaluar pasi Uashingtoni e ndaloi atë të hynte në Shtetet e Bashkuara për korrupsion” shkruan “Euronews”.

“Jerusalem Post” thekson se “Gjatë trazirave të së shtunës, mbështetësit e Berishës përdorën çekiç për të thyer dyert”. Gjithashtu “Washington Post” ka pasqyruar lajmin.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Incidente të rënda” i cilësojnë mediat greke që shtojnë se “kriza në Partinë Demokratike të Shqipërisë ka shkaktuar shqetësim të përgjithshëm”.

Ditën e sotme pas më shumë se tre orësh protestë dhe dhunë, Sali Berisha u tërhoq duke mbyllur tubimin me premtimin se do të rikthehet sërish deri në arritjen e qëllimit final që është largimi i Lulzim Bashës nga zyra

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *