Bota

Mediat e huaja i bëjnë jehonë deklaratës së kancelarit Scholz se Serbia duhet ta njohë Kosovën

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka qëndruar gjatë ditës së djeshme për një vizitë disa orëshe në Kosovë.

I pari i qeverisë gjermane ka takuar në Prishtinë kryeministrin, Albin Kurtin, me të cilin ka mbajtur edhe një konferencë për shtyp.

Kancelari gjerman ndër të tjerash ka deklaruar se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidh edhe çështjen e njohjes së Kosovës, ndërsa sipas tij është e paimagjinueshme që dy vende të bëhen anëtare të BE-së e nuk e njohin njëra tjetrën.

Kjo deklaratë e kancelarit gjerman dhe vizita e tij ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare, veçanërisht në shtetin gjerman.

“Dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën nuk mund të bëhen anëtarë të BE-së, theksoi kancelari Scholz në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Është një thirrje e qartë për Serbinë dhe Kosovën”, kështu raporton spiegel.de.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Mediumi tjetër gjerman, zeit.de i referohet fjalimit të kreut të qeverisë së Gjermanisë “se është e paimagjinueshme që Serbia dhe Kosova të mos e njohin njëra-tjetrën para anëtarësimit në BE”.

“Kancelari Scholz kërkon në Beograd vazhdimin e reformave, njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë dhe sanksione ndaj Rusisë”, shkruan deutschewelle.

Mediumi euronews raporton se kancelari gjerman i kërkoi Beogradit dhe Prishtinës zgjidhjen e mosmarrëveshjes për pavarësinë e Kosovës.

Edhe spanjollët kanë shkruar për vizitën e gjermanit në vendin tonë. “Scholz thotë se Serbia nuk do të anëtarësohet në BE nëse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”, raporton elpais.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

“Serbia dhe Kosova duhet të njohin njëra-tjetrën për t’u anëtarësuar në BE”, kështu e nis artikullin gazeta amerikane, washingtonpost, e cila i referohet deklaratës së Scholzit.

“Serbia dhe Kosova duhet të njohin njëra-tjetrën për t’u anëtarësuar në BE”, ishte titulli i artikullit të agjencisë së lajmeve associated press.

Theksojmë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pas takimit me kancelarin gjerman Beograd ka deklaruar se kjo është hera e parë që një shtet evropian pas SHBA-ve po ua  kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ndryshe, Scholz gjatë mbrëmjes së kaluar ka qëndruar edhe në Selanik të Greqisë ku është takuar me liderë të Evropës Juglindore. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *