Lajme

Media serbe citon Vlora Çitakun për të shkruar kundër Albin Kurtit

Mediat serbe nuk humbin asnjë rast që të sulmojnë Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, por shpesh herë kjo gjë i bëhet më e thjesht nga antarë të ndryshëm të opozitës në Kosovë, deklaratat e të cilëve bëhen shumë thjesht të përdorshme nga mediat serbe.

Kësaj radhe është gazeta Blic.rs që përdor fjalët e Vlora Çitakut për të sulmuar kryeministrin e Kosovës, raporton Rruga Press.

“Ndoshta qytetarët jetojnë më mirë, por në UNIVERSIN PARALEL TË KURTIT” Vlora Çitaku ka sulmuar kryeministrin e Prishtinës: “Më mirë të lërë marifetet e tij”, kshu e ka titulluar lajmin portali serb Blic.rs.

Lexo më shumë  Nxirrnin gurë dekorativë në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit, tre të arrestuar! Nën hetim drejtori dhe specialisti i AZDM-së Berat

Ndërsa në brendi shkruhet:

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, duke iu përgjigjur deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se Kosova e ka ulur shkallën e varfërisë për 35 për qind për 10 vjet, tha se qytetarët jetojnë më mirë vetëm në “universin paralel të Kurtit”.
Çitaku ka pyetur në Facebook se a jetojn më mirë një qytetarë i Kosovës sot se më parë? A e përballon çmimin e rritur të energjisë elektrike? A arrin me pagën e njejtë e pa rritje të përballoje inflacionin? Ndoshta në universin paralel të Kurtit po. Por jo në botën reale. Lëri mashtrimet – i tha Çitaku.

Qartazi, opozita në Kosovë ka humbur shumë nga mbështetja politike që ka pasur, aq shumë sa deklarata të tilla bëhen lajm vetëm në Serbi.

Lexo më shumë  FSK shënon sot Ditën e Forcës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *