KryesoreLajme

Media publike gjermane: Në Tiranë nuk kanë ujë në rubineta, Rama premton ‘Diellën’ dhe ngre kulla prej xhami

Transmetuesi publik gjerman MDR ka përgatitur një reportazh për tendencën e Edi Ramës për të pushtuar titujt e medieve ndërkombëtare.

Këtë herë ai përdori Diellën, të ashtuquajturën ministre e parë e inteligjencës artificiale.

Media gjermane thekson se këto janë strategji për marketing politik. Një gjë e tillë mund të ketë sukses me turistët, por në vend janë të dëshpëruar dhe këto shpikje i presin me ironi.

“Një grua me një vështrim të ashpër dhe një shami të bardhë në kokë – por vetëm virtuale: “Diella” është ministrja e parë e inteligjencës artificiale në Evropë. Një avatar që do të mbikëqyrë prokurimin publik në Shqipëri në të ardhmen. Kryeministri Edi Rama e prezantoi atë si anëtare të kabinetit të tij të ri në mesin e shtatorit. Ai sapo kishte fituar zgjedhjet parlamentare në maj, duke siguruar mandatin e tij të katërt radhazi në detyrë. Mediat në mbarë botën raportuan menjëherë për të. Për një moment, Shqipëria dukej më afër së ardhmes sesa shumë vende të BE-së. 

Por në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, mbizotëroi skepticizmi dhe tallja. Shumë veta u ndjenë të provokuar nga lajmi. Ndërsa vendi shkëlqen ndërkombëtarisht me idenë e tij inovative, në disa pjesë të qytetit, as uji nuk rrjedh nga rubineti. Në Indeksin Global të Inovacionit, Shqipëria renditet në rangun e ulët të mesëm, e 84-ta nga një total prej 133 ekonomish të anketuara,” shkruan media gjermane.

Lexo më shumë  Pse Enver Hoxha ishte kundër Republikës së Kosovës në kuadër të Federatës Jugosllave?

Sipas tyre, kjo politikë e simbolikës ka rreziqet e saj. Ndërkohë që Edi Rama ndërton kulla në Tiranë, qytetarëve të këtij vendi nuk u bën përshtypje pasi vuajnë për shërbimet më bazike.

“Vetë Tirana është bërë gjithashtu një vitrinë për politikën e imazhit të Edi Ramës: Ndërtesat moderne shumëkatëshe me fasada xhami dhe forma futuriste, të projektuara nga arkitektë yje ndërkombëtarë, po dominojnë gjithnjë e më shumë horizontin. Firma arkitekturore holandeze MVRDV, për shembull, po ndërton një kullë, forma e së cilës të kujton kokën e heroit kombëtar shqiptar Skënderbeu. Ekziston një llogari e qartë pas kësaj: ndërtesat kanë për qëllim të sinjalizojnë progresin dhe të tërheqin investitorë dhe turistë. Revistat ndërkombëtare të arkitekturës tashmë po e festojnë Tiranën si një pikë të nxehtë për dizajn jokonvencional.

Por në vend, njerëzit janë më pak të impresionuar nga kjo, sepse pas fasadave të shndritshme në Tiranë, infrastruktura mbetet e rrënuar: sistemi i furnizimit me ujë dhe i transportit mezi po ecin me ritmin e bumit të ndërtimit, kritikojnë planifikuesit urbanë vendas,” thekson media gjermane.

Lexo më shumë  Kurti: Pjesëtarëve serbë kemi pasur të drejtë t’u themi mos shkoni, s’kemi të drejtë t’u themi kthehuni

Sipas saj, edhe histeria me Diellën do të shuhet, siç u shua historia e Shtetit Bektashi.

Rruga Press

YouTube player