Bota

Medalisti i nderuar nga Putini del kundër presidentit për masakrat në Ukrainë

Kampion olimpik dhe një nga sportistët e parë në Rusi që del publikisht kundër politikës së Kremlinit për të shtypur Ukrainën nëpërmjet luftës. 33-vjeçari Alexander Losun, i lindur në Bjellorusi por me pasaportë ruse, kampion bote në pentathlonin modern, heq dorë mga flamuri rus pasi kërkon të përfaqësohet si sportist i lirë në garat nderkombëtare.

Edhe pse i vetëdijshëm që sportistë të tjerë në Rusi mund të ndjekin shembullin e tij, ai u shpreh se situata në vendin e tij po bëhet e padurueshme. “Kur del në protestë ndalohesh fillimisht për 15 ditë por mund të dënohesh nga 3-15 vjet heqje lirie”, thekson atleti.

Lexo më shumë  Një anije kineze mbetet në qendër të hetimit për gazsjellësin e detit Baltik të dëmtuar vitin e kaluar

Ai shton se Rusia po përdor për propagandë arritjet e atletëve të cilët nuk mendojnë se veprimet e tyre mund të çojnë në vrasjen e njerëzve të pafajshëm në Ukrainë. Një deklaratë si shuplakë e fortë për Vladimir Putin, i cili e priti kampionin olimpik menjëherë pas medaljes së artë të fituar në Londër 2016.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *