KryesoreLajme

“Me zor i kam rritur”/ Iu shkrumbuan dhjetëra rrënjë ullinj në Himarë, e moshuara: Shpresën e kishim tek prodhimi që prisnim të merrnim

Dhjetëra rrënjë ullinj janë shkrumbuar nga zjarri masiv që përfshiu zonën e Himarës, duke lënë pas dëme të mëdha për banorët që prej vitesh kujdeseshin për tokat e tyre.

Një e moshuar tregon me dhimbje se ka humbur më shumë se 30 rrënjë ullinj, të cilat i kishte rritur me shumë mund.

“Kam mbi 30 rrënjë ullinj. Janë djegur të gjithë. Me zor i kam rritur. Dje këtu nuk të linte flaka dhe tymi. Në mëngjes lotonim nga tymi, nuk hynim dot”, shprehet ajo.

Lexo më shumë  Dokumentet në dosje: Si planifikonte Agasi të ndikonte te ambasadori i ri amerikan

Për familjen, ullinjtë nuk ishin vetëm pemë, por një burim i rëndësishëm të ardhurash. E moshuara thotë se shpresat e tyre ishin te prodhimi i këtij viti, pasi sezoni i vjeljes pritej të niste së shpejti.

“Çfarë të shpresojmë për dëmshpërblim? Nga të presim, kush do të na japë? Ne shpresën te ullinjtë e kishim. Niste sezoni i vjeljes”, tregon ajo.

Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonë, duke djegur sipërfaqe me ullinj, bimësi dhe prona të banorëve. Tashmë, për shumë familje, mbetet shqetësimi për pasojat ekonomike dhe mundësinë e dëmshpërblimit për dëmet e shkaktuara.

Lexo më shumë  Kandiq i kërkon BE-së të reagojë ndaj shtrembërimit të fakteve për luftën në Kosovë dhe gjenocidin në Srebrenicë

Rruga Press

YouTube player