Lajme

Me thirrjet për siguri e barazi për gratë, nis protesta e kolektivit “Marshojmë s’festojmë”

Me thirrjet  “Nuk dua lule, po dua kontratë pune” dhe “Poshtë Patriarkati”, kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, ka nisur protestën në kërkim të respektimit të të drejtave të grave në Kosovë.

Protesta ka nisur nga sheshi “Zahri Pajaziti”, dhe pritet të vazhdojë deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

Lexo më shumë  Kosova padit Paunoviqin pas deklaratës për “spastrimin etnik”

Protestuesit kanë hedhur bojë të kuqe me thirrjen “Poshtë policia patriarkale” në Stacionin Policor në Prishtinë.

Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe vitet e kaluara në Kosovë, në datën e njëjtë – 8 Mars – kur shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Protestuesit gjithashtu janë dëgjuar edhe duke kërkuar dënime maksimale për vrasësit, dhunuesit dhe ngacmuesit e grave, dhe për më shumë siguri për gratë në ambientet publike dhe private.

Lexo më shumë  Snezhana Paunoviq ishte pjesë e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, në vitin 2018 ajo mbante poziten e u.d. Drejtoreshës së Institucionit Farmaceutik në Pejë

Në protesta janë dëgjuar edhe porositë: “Poshtë racizmi” e “Poshtë homofobia”.

Rruga Press

YouTube player