Lajme

Me thirrjet për siguri e barazi për gratë, nis protesta e kolektivit “Marshojmë s’festojmë”

Me thirrjet  “Nuk dua lule, po dua kontratë pune” dhe “Poshtë Patriarkati”, kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, ka nisur protestën në kërkim të respektimit të të drejtave të grave në Kosovë.

Protesta ka nisur nga sheshi “Zahri Pajaziti”, dhe pritet të vazhdojë deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

Lexo më shumë  Farsa e Ramës alarmon Kongresin amerikan/ Joseph: Korrupsioni i dyshuar brenda AKShI ngre shqetësime shtesë për sigurinë e SHBA, BE dhe NATO

Protestuesit kanë hedhur bojë të kuqe me thirrjen “Poshtë policia patriarkale” në Stacionin Policor në Prishtinë.

Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe vitet e kaluara në Kosovë, në datën e njëjtë – 8 Mars – kur shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Protestuesit gjithashtu janë dëgjuar edhe duke kërkuar dënime maksimale për vrasësit, dhunuesit dhe ngacmuesit e grave, dhe për më shumë siguri për gratë në ambientet publike dhe private.

Lexo më shumë  Zvarritja e vendimit për Ballukun hyn në muajin e dytë, për qeverinë është “standard europian”

Në protesta janë dëgjuar edhe porositë: “Poshtë racizmi” e “Poshtë homofobia”.

Rruga Press

YouTube player