Lajme

Më të korruptuarit e rajonit, ekspertët e TI: 10 vitet e fundit, Shqipëria në vendnumëro

Shqipëria mban vendin e parë në Ballkan për nivelin me të lartë të korrupsionit, duke shënuar një përkeqësim me një pikë krahasur me një vit më parë.

Jon Vrushi, ekspert pranë Transparency International, sqaroi për A2 CNN se nga janë marrë të dhënat për matjen e perceptimit të korrupsionit për këtë raport vjetor: “Nuk bëhet fjalë për perceptimin e qytetarëve, por ekspertëve dhe biznesmenëve”.

Lexo më shumë  Zeka: Për herë të parë në QKUK përdoret ilaçi që kushton mbi 2 milionë euro

Ekspertët e TI shprehën të shqetësuar se si në 10 vitet e fundit Shqipëria nuk ka asnjë përmirësim në luftën kundër korrupsionit, ndërkohë që harxhohen energji të vazhdueshme për nisma të reja dhe strategji.

Një nga shqëtesimet qe evidenton Transparency International janë kontratat partneritet-publik-privat, inceneratorët dhe konstatohet edhe mungesë vullneti nga organet e drejtësisë. 

Ekspertët e TI e konsiderojnë problem përqendrimin e pushtetit kur bëhet fjalë për efektivitetin e luftës kundër korrupsionit. Ndërkohë që një vend që thotë se është gati të negociojë për anëtarësim me Bashkimin Evropian, duhet dëshmojë se ka bërë ndryshimet demokratike për të cilat qytetarët kanë nevojë.

Lexo më shumë  Serbi i arrestuar dje në Jarinjë dyshohet se sulmoi ushtarët e KFOR-it në maj të 2023-ës

YouTube player