Bota

Më shumë se 900 të vrarë në Kiev që nga fillimi i pushtimit

Trupat e më shumë se 900 civilëve janë gjetur në rajonin e Kievit pas tërheqjes së trupave rusë, sipas shefit të policisë së zonës, shkruan skynews.

Shumica u qëlluan për vdekje, një tregues se shumica e njerëzve janë ekzekutuar, tha Andriy Nebytov. Ai citoi të dhënat e policisë që tregojnë se 95% vdiqën nga plagët me armë zjarri.

Lexo më shumë  Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi, pasi përshkuan afro 3.000 kilometra

Çdo ditë gjenden trupa nën rrënoja dhe në varre masive. Kiev është i rrezikuar gjithashtu nga sulmet e vazhdueshme ruse pas akuzave të Moskës se forcat ukrainase kanë plagosur shtatë persona dhe kanë dëmtuar 100 ndërtesa banimi në Bryansk, Rusi.

Autoritetet në një rajon tjetër kufitar të Rusisë raportuan gjithashtu bombardime nga forcat ukrainase të enjten.

Rruga Press

Lexo më shumë  Shefi i NATO-s: Rusët humbasin më shumë ushtarë në muaj sesa humbi ShBA-ja në të gjithë Luftën e Vietnamit
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *