Më shumë se 200 mijë shtëpi në Bosnje pa energji elektrike
Më shumë se 200,000 shtëpi në të gjithë Bosnje – Hercegovinën janë pa energji elektrike për të dytën ditë të mërkurën, kanë thënë autoritetet, pasi një stuhi dëbore një ditë më parë shkaktoi probleme të mëdha në disa vende të Ballkanit.
Kryesisht në Bosnjën veriperëndimore dhe qendrore, qytetet dhe fshatrat pësuan ndërprerje të vazhdueshme të energjisë, kanë bërë të ditur dy ndërmarrjet e energjisë elektrike të vendit, raporton Reuters.
Reshjet e borës kanë pushuar të mërkurën, kur popullata katolike po feston Krishtlindjet, por shumë rrugë mbetën të bllokuara, duke ndërprerë hyrjen në qytete dhe fshatra.
“Ekipet tona janë në vend gjatë gjithë kohës, duke bërë gjithçka në fuqinë e tyre”, ka thënë Jelena Markoviç, zëdhënëse për kompaninë e shpërndarjes Elektroprenos BiH. Shumica e linjave të transmetimit janë në zona të paarritshme, sipas saj.
Në Kroacinë fqinje, ekuipazhet e emergjencës kanë thënë se shpëtuan 48 persona që ishin varrosur në dëborë në rajonin qendror të Likës.
Në Slloveni, autoritetet kanë thënë se erërat e forta dhe bora e bënë të pamundur që një helikopter shpëtimi të arrinte një alpinist hungarez i cili është bllokuar në Alpe që nga e diela.
Rruga Press