Bota

Më shumë se 15,000 mjekë rusë i bëjnë thirrje Putinit që t’i japë fund pushtimit në Ukrainë

Mijëra mjekë rusë dhe punonjës të kujdesit shëndetësor kanë nënshkruar një letër të hapur duke i kërkuar presidentit rus Vladimir Putin të ndërpresë armiqësitë kundër Ukrainës.

Mjekët, infermierët dhe mjekët ndihmës thonë se “kundërshtojnë fuqishëm veprimet ushtarake të kryera nga forcat e armatosura ruse në territorin e Ukrainës” dhe kërkuan largimin e trupave ruse.

Lexo më shumë  Dështon sulmi rus në Kharkiv: 70 ushtarë rusë të vrarë, Garda Kombëtare e Ukrainës ngre flamurin mbi Kupyansk

“Misioni ynë është të shpëtojmë jetë njerëzore”, thuhej në letër.

“Në këtë moment të vështirë për të dy vendet, ne bëjmë thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive dhe për zgjidhjen e të gjitha çështjeve politike ekskluzivisht me mjete paqësore.

Më shumë se 15,000 profesionistë mjekësorë e kishin nënshkruar letrën që nga e hëna.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  "Republika Islamike do të bjerë", vjen reagimi i Princit të kurorës së Iranit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *