Më shumë fëmijë të vrarë në Gaza për 3 javë, sesa nga konfliktet në botë që nga 2019
Organizata Save the Children ka raportuar se numri i fëmijëve të vrarë në Gaza në vetëm tre javë ka tejkaluar numrin vjetor të fëmijëve të vrarë në zonat e konfliktit në botë që nga viti 2019.
Që nga 7 tetori, më shumë se 3,257 fëmijë janë raportuar të vrarë, duke përfshirë të paktën 3195 në Gaza, 33 në Bregun Perëndimor dhe 29 në Izrael, sipas Ministrive të Shëndetësisë në Gaza dhe Izrael.
Numri i fëmijëve të raportuar të vrarë në vetëm tre javë në Gaza është më i madh se numri i vrarë në konfliktet e armatosura globalisht në më shumë se 20 vende, gjatë një viti të tërë, për tre vitet e fundit.
Fëmijët përbëjnë më shumë se 40% të 7703 personave të vrarë në Gaza, dhe më shumë se një e treta e të gjitha viktimave në territorin e pushtuar palestinez dhe në Izrael. Me 1000 fëmijë të tjerë të raportuar të zhdukur në Gaza të supozuar të varrosur nën rrënoja, numri i të vdekurve ka të ngjarë shumë më i lartë, thuhet në raportin e Save the Children.
Rruga Press