Bota

“Me shumë dashuri nga Shqipëria”, kush e bleu predhën me mesazhin e veçantë në Ukrainë

Një student 22-vjeçar ka vendosur që t’i vijë në ndihmë Ukrainës duke marrë porosi me predha nga qytetarë të ndryshëm anekënd botës e duke i dërguar në vendin që po përballet me armikun rus. Në një intervistë për “Business Insider”, i riu shprehet se kushdo që ka mundësi, të lërë edhe një mesazh në predhat e Ukrainës që përdoren kundër ushtrisë ruse. Dhe sigurisht kjo bëhet kundrejt një pagese. E në një nga këto mesazhe përmendet edhe Shqipëria.

Lexo më shumë  Miliarda euro për mbrojtjen, Gjermania paralajmëron rritje të çmimeve për armatimet

“Me dashuri nga Shqipëria”, është shkruar në një predhë ukrainase.

Por kush e ka dhënë këtë porosi që në predhën e ushtrisë ukrainase të përmendet emri i Shqipërisë? Ky fakt nuk dihet. Anton Sokolenko thotë se porositë i merr kryesisht në rrjetin social Telegram dhe për të shkruar mesazhin e klientëve në një predhë duhet të paguajnë 40 Dollarë.

Rruga Press

Lexo më shumë  Miliarda euro për mbrojtjen, Gjermania paralajmëron rritje të çmimeve për armatimet
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *