KryesoreLajme

Me moton “Marshojmë për njana-tjetrën”, në Prishtinë nis marshi për liri dhe barazi

Me moton “Marshojmë për njana-tjetrën”, Kolektivi “Marshojmë S’Festojmë”, ka filluar marshin tradicional që shënon Ditën e Gruas në sheshi “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

Dhjetëra gra, në mes tyre edhe disa burra me pankarta në duar kanë filluar ecjen e tyre, duke kërkuar liri dhe barazi për të drejtat e grave.

Lexo më shumë  Haxhiu: Nuk është koha për inate e lojëra politike

“Grua”, “Nata s’ka ispat”, “Jetë”, “Liri”, “Drejtësia e vonuar është padrejtësi”, “Punët e shtëpisë nuk janë punët e grave”, janë mbishkrimet që gratë dhe burrat po mbajnë në duart e tyre, në marshin tradicional

Gjithashtu, ata po fishkëllojnë si shenjë për të protestuar për të drejtat e grave. Në sheshin “Zahir Pajaziti” po qëndrojnë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Lexo më shumë  Bujqësia dhe industria në recesion të gjatë, me rënie edhe në 2025-n në Shqipëri

Rruga Press

YouTube player