EditorialKryesore

“Me kryeministrin Albin Kurti, e kundër boksierëve primitiv”, tha daja im, Muhamet Latifi

Shkruan Pajazit Jashari

Po e bëj një përshkrim për jetën dhe veprat e Muhamet Latifit, duke e pasur parasysh se mund të ngrihen zëra e do llomotisin, ata strucat e djeshëm, e pse jo edhe disa të tjerë bashkëpartiakë kundër dajës tim.

Më lehtë ta lëvizësh malin sesa modestinë e shokut dhe dajës tim, Muhamet Latifit ( Monollit).

Muhamet Latifi, Jurist; Muhamet Latifi, njeri i ilegalës që nga rinia e tij; Muhamet Latifi, pjesë e rezistencës së Pollatës (1990) ku luftoi deri në plumbin e fundit, e pamvarësisht breshërive të mitralozit të autoblindit që derdheshin kundër tij, për asnjë moment nuk e lëshoi pozicionin e tij.

Muhamet Latifi, derisa po ushtonte pushka e atentateve ndaj njësiteve guerile të UÇK-së, burgoset e torturohet në metodat e kohës sikur të mesjetës, që shkonin deri në prag të të paimagjinueshmes të njeriut normal.

Meqë UDB-ja nuk ia doli ta nxjerrë një fjalë të vetme për aksionet dhe shokët, ata i bënë një kërcënim që ai ta braktiste Kosovën: – Ti duhet ta lëshosh Kosovën!

Muhameti mezi i nxirrte fjalët nga thika që i rrinte në fyt përgjatë gjithë kohës, për ta pranuar ikjen e braktisjen e atdheut:

  • -Jo, kurrë nuk do ik nga Kosova!
  • Do të ta vrasim familjen!
  • -Ju e dini ku është familja ime, shkoni vriteni e prejeni!
  • Ne do t’i vrasim të gjithë kushërinjtë e tu.
  • -Ju e dini ku janë ata, shkoni prejini e vritni.
  • Ne do e kallim të tërë Pollatën.
  • -Edhe Pollatën e dini se ku është, shkoni dhe kalleni të tërë Pollatën, por kurrë nuk do ta braktis Kosovën.

Pas shumë e shumë torturave e sollën në buzë të vdekjes, por Muhameti e mundi vdekjen, si babai e disa axhallarë, prej të cilëve disa edhe u vranë, që ishin pjesë e Lëvizjes Kaçake. Fatkeqësisht, thuajse të gjithë dajat e tij të mëdhenj nga Bajgora nuk i kishin shpëtuar vdekjes, u masakruan.

Muhamet Latifi (Monolli), doli i pari pa maskë në malet e Llapit, ku u hoq çdo dilemë se këta mund të ishin “Udbash”, siç propogandonte LDK-ja e asaj kohe, por ishin bijtë e popullit. Muhameti u përzgjodh komandant i mbrojtjes territoriale të Zonës së Llapit.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Kur PDK-ja në Besianë nuk po mundte të bënte asnjë çap përpara, e kuptoi se nuk ecej përpara pa figurën e Muhametit, konkretisht H.Th. shkoi dhe e ftoi të bëhej anëtar.

Çudia, për tu bërë edhe më e madhe… Muhameti, nuk duhej asesi të ishte Kryetar i Qendrës së Besianës, por thjesht të ishte pjesë e kryesisë, jo më shumë. Reagimi im dhe i shokëve ishte duke e zgjedhur përmes votave, ndërsa spurdhjakët nuk guxuan të thurnin intriga kundër tij. Ai u bë kryetar.

Nga votat e pakta e të papërfillshme, PDK-ja me Muhametin u bë forcë aq garuese sa ia doli të fitonte edhe për kryetar komune, por spurdhjakët e tuxharët e partisë së tij e shitën fitoren.

Muhameti pamvarësisht spurdhjakëve që i shihte edhe vetë, kurrë nuk u mor me ta, duke besuar në pastërtinë e partisë, ndërkohë që sinqeriteti dhe dashuria për shokët ishte paluhatshme.

E paluhatshme deri në atë shkallë sa të gjithë neve rrethi familjar e kuptuam dhe u distancuam nga vija politike e tij; u rreshtuam në VETËVENDOSJE!.

Muhameti u përzgjodh edhe zv. ministër pas 6 muajsh, jo për t’i bërë nder apo se ia njihnin meritën dhe aftësinë për t’i dalë zot asaj ministrie. E zgjodhën nga frika se po e merrja në VETËVENDOSJE!.

E vërteta ishte se jo vetëm unë, por e tërë familja këmbëngulnim qoftë edhe për një takim me Albin Kurtin në rrethin tonë.

Asnjëhere nuk pranoi ta “tradhëtojë” partinë. U bë zv. ministër nga të pabesët që nuk ia kishin besën, se mos po kalonte në Vetëvendosje.

Në zyre ja sollën një “kaçubë” siç e quante daja.

  • Muhameti: – Sa është vlera e kësaj “kaçube”?
  • 300-500€ kushton zv. ministër!
  • Muhameti: – Ma hiq këtë kaçubë nga zyra, se kam mjaft “kaçube” në Pollatë.

Në një rrugëtim zyrtar në Gjermani, iu ndanë të hollat për shpenzime. Muhameti nuk përzgjodhi hotelet e as llogaritë e hotelit për t’i mbajtur në xhep, por zgjodhi të jetë në mesin e bashkatdhetarëve; si rrjedhojë tepruan dhe paret e ndara për udhëtimin zyrtar. Kur u kthye në Kosovë ndodhi ajo që nuk kishte ndodhur asnjëhere deri me atë ditë! Paret e tepruara iu kthyen mbrapsht shtetit.

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme

-“O zv. ministër, merri këto pare se pasha Zotin telashe po na bën, kjo deri më sot nuk më ka ndodhur!”

Pra, ky burrë i madh e trim, posi nëna ime e motra e tij, çdohere e gjithkund u munduan të mbjellin vetëm dashuri e mirëkuptim, pa u marrë kurrë me thashetheme, por gjithmonë provuan e provojnë t’i lidhin njerëzit me dashuri në mes veti. “Dajko, edhe nëse kritikon, kritiko dukuritë, por jo emrat e veçantë!”

Mësova nga daja e nëna shumë, edhe pse disa emra nuk mundem me i heq. Atë që nuk e dëgjova kurrë nga goja e dajës tim shumë të dashur, e dëgjova tani pas grushtave të rrugaçëve në Kuvendin e Kosovës…filloi të merret me emrat e tyre, se sa të poshtër e kriminelë që janë. Sinqerisht, nuk e di a më shumë u gëzova që edhe daja im u mor me emra dhe poshtërsitë e tyre apo mu dhimbs tepër daja im, se pa ia plas zemrën fort nuk kishte me fol për këta kriminelë e të pabesë.

Dy herë foli e reagoi ashpër për Albin Kurtin, një ditë kur njëri nga mysafirët tha “Njëfarë Albin Kurti!”, kur Albini sapo ishte liruar nga burgu. Muhameti tejet i indinjuar, përplasi tavoĺinën fuqishëm me pllëmbën e tij:
-“Ki mendjen filan se kujt i thua ‘njëfarë Albini’, se ai nuk është ‘njëfarë Albini’, por është kolos i kombit.”

Pra e përjetova edhe të dytën here pas kaq vjetësh, në ditën e mbrëmshme, ku kishim edhe një shok të rëndësishëm në hierarkinë PDK-së. Prap u përplas pllëmba e dorës në tavolinë, diku në malet e Llapit:

-“Tradhëtia paska qenë shumë e hershme. Albin Kurti, figurë kombëtare e padiskutueshme.”

Pra për Albinin e me Albinin!

Të deshta e të dua daja im, sa nuk ka se ku të shkoj më! Krenar me ty!

Rruga Press

YouTube player