Me kërkesë të PDK-së kthehet në Kuvend ligji për Specialen – Robelli: PDK dhe zhurmaxhinjtë e saj meritojnë vetëm përbuzje e përçmim
Nga Enver Robelli
Të mashtrosh opinionin, ta kërcënosh një shoqëri, ta shantazhosh parlamentin, ta njollosësh rivalin politik, të zhvillosh fushatë etiketuese kundër zërave racionalë, të keqpërdorësh një situatë të vështirë pas një aktgjykimi për beteja elektorale, të përmendësh madje gjakderdhjen nëse nuk miratohet një ligj i shkruar nga analfabetë të jurisprudencës – kjo është e tepërt, kjo kalon çdo limit të garës politike.
PDK dhe zhurmaxhinjtë e saj meritojnë vetëm përbuzje e përçmim.
Qytetarët e Kosovës nuk duhet ta harrojnë kurrë këtë maskaradë, këtë improvizim, këtë lojë të pistë. Mbani mend krejt këta që e inskenuan këtë tension.
Çfarë turpi!
Rruga Press

