Lajme

Me gjithë përmirësimet tek kompania që e ka në pronësi Klan Kosovën ende figuron “Serbia”, Cila është lidhja e “Euro-lab” (homologimit), “Klan Kosova” me një kompani nga British Virgin Islands?

KosovaNews muajin e kaluar publikoi dy hulumtime ekskluzive lidhur me strukturën pronësore të televizonit “Klan Kosova”, të liçencuar nga KPM dhe kompanisë provajder i internetit dhe TV-së kabllore ”Art Motion”, të liçencuar edhe nga ARKEP, edhe nga KPM,  kompani këto që mendohej se ishin në pronësi të vëllezërve Devolli. 

Në bazë të gjetjeve dhe dokumenteve  që kishte siguruar KosovaNews, këto kompani ishin në pronësi te personave të ndryshëm, kryesisht punëtorë tek këto kompani dhe të afërt me Devollët, dhe për më tepër pronësia e tyre përfundonte në Maqedoninë e Veriut, ku në fletëregjistrimet atje figuronin drejtorë e pronarë me pasaporta të strukturave paralelele në Serbi, ku si adresa të këtyre kompanive figuronte “Peç, Srbija” dhe “Djakovica, Srbija”. 

Publikimi i këtyre hulumtimeve shkaktoi debat të gjerë në opinionin publik, nuk vonoi shumë dhe Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK) ua pezulloi certifikatën e biznesit këtyre kompanive, që ngjalli debat të gjëtë shoqëror.

KosovaNews ka vazhduar ta thellojë hulumtimin, duke gjetur të tjera fakte lidhur me kompanitë e vëllezërve Devolli, tek të cilat struktura pronësore përfundon tek kompani jashtë Kosovës, si në Maqedoninë Veriore, ashtu edhe në Qipro, Maltë, British Virgin Island, e vende të tjera që konsiderohen si “Parajsa Fiskale” e më keq se kaq. 

Këto fakte ngrisin dyshime për motivet që i kanë shtyrë të aplikojnë kësi lloj strukturash të komplikuara pronësore, ndër to: a kemi të bëjmë me shpërlarje parash, fshehje të origjinës së kapitalit, që mund të jetë nga persona e vende të treta, deri te fshehja e pronarëve të vërtetë. 

Pronësia e televizionit më të madh në vend “Klan Kosova”, në fakt, është tejet e ndërlikuar dhe ka ndryshuar disa herë që prej themelimit në vitin 2009, përkundër asaj që në opinion publik dihet se u përket vëllezërve Devolli. 

Baton Haxhiu dikur deklaronte se është aksionar 20 % në pronësinë e Klan Kosovës, ndërsa në dokumentet zyrtare ai nuk figuron askund?!

Në vitin nëntor të vitit 2015, në një artikull të South East European Media Observatory, të titulluar “Mediaintegrity report: Media ownership and financing in Kosovo” (Raport për integritetin e mediave: pronësia e mediave dhe dhe financimi i tyre në Kosovë), në lidhje me Klan Kosova, shkruan:

“Klan Kosova ka hyrë në tregun medial kosovar në vitin 2009, u liçencua nga KPM më 18 shkurt 2009, projekt ky i nisur nga gazetari Baton Haxhiu, në bashkëpunim me TV Klan nga Shqipëria. TV Klan ka hyrë në këtë projekt me pajisjet që i ka nxjerrë nga përdorimi në Tiranë, duke përfituar kështu 80% të aksioneve në Klan-in e Kosovës, kurse Baton Haxhiut i kanë takuar 20% të aksioneve, në emër të kontributit organizativ e menaxherial në themelimin e operimin e kompanisë së re në Kosovë. Kjo strukturë pronësore zgjati deri në vitin 2014, kur disa medie publikuan se Devolli Group e ka blerë Klan Kosova. Haxhiu e pranon se që prej janarit 2015, struktura e Klan Kosova ka ndryshar. Gjithënjë sipas tij, ai i ka mbajtur 20% të aksioneve, por ai ishte hezitues të tregonte se kush ishin pronarët e rinjë të aksioneve tjera. Diçka më vonë, gjatë intervistimit, sikur e pranoj se 40% të aksioneve vazhdojnë të mbahen nga TV Klan në Shqipëri, por ai nuk mundi të na e zbuloj identitetin e palës së tretë që i mbanë 40% të aksioneve. Gjithashtu, Haxhiu tha, se “storja në lidhje me pronësinë e Klan Kosova ende nuk është mbaruar dhe se ka mundësi që të ketë ndryshime të reja këtë vit”. Në anën tjetër, disa analistë të medieve dhe ekspertë të kësaj fushe, që cilët preferuan anonimitetin, besojnë se Devolli Group është aksionari më i madh i Klan Kosova.”

Duke e studiuar dokumentat që i kemi pranuar nga ARBK, të cilave ju mungon pjesa nga viti 2009, ato fillojnë vetëm nga viti 2013, kur z. Aleksandër Frangaj ja shet aksionet e tij në “Klan Kosova” sh.p.k., po nuk ja shet z. Baton Haxhiut, as Devollëve, por një personit nga Peja, z. Florent Nallbani, i cili në Shkup hap një kompani dhe këto aksione ja falë kompanisë “një-anëtarëshe DOOEL) në pronësi të tij atje.

Gjithshtu, paraqitet edhe një kompani tjetër maqedonase: IO Investments DOOEL, në të cilën figurojnë Shkëlqim Devolli, si shtetas malazez, me adresë në Rozhajë dhe Kushtrim Gojani, si shtetas serb me adresë në “Djakovica, Srbija”. Drejtor i këtyre kompanive figuron z. Nikolla Gjorgjiev, një maqedonas nga Shkupi.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Të dhënat e kompanisë IO Investments DOOEL, të regjistuar në Shkup më 20.02.2015 dhe shuar më 12.04.2017. Majtas, z. Shkëlqim Devolli, si shtetas malazez – pronar dhe z. Kushtrim Gojani, si shtetas serb – drejtor.

Dosja të cilën e kemi pranuar nga ARBK, mbështetur mbi ligjin për qasje në dokumente publike , nuk figuron se çka ka deklaruar z. Haxhiu për South East European Media Observatory, në vitin 2015, se ai i ka mbajtur 20% të “Klan Kosova”.

Diçka që vërehet shpesh, duke i analizuar këto dosje, janë autorizimet e noterizuara që lëshohen në emër të punonjësove të Klan Kosova e personave tjerë, kryesisht nga Peja, për te përfaqësuar me autorizime të plota, herë njërin e herë tjetrin drejtor ose  aksionar të “Klan Kosova” shpk.

Baton Haxhiu asnjëherë nuk ka figuruar të jetë pronar me “letra” i “Klan Kosova”. Pjesë nga historiku i “Klan Kosova” shpk, që e kemi pranuar nga ARBK

Kontrata në mes të z. Aleksandër Frangajt, nga Tirana dhe z. Florent Nallbanit, nga Peja për shitje të aksioneve.

Kompania e Avokatëve “SCRL Partners”, ku punon z. Dardan Shala, i specifikuar si person kontakti në këtë kontratë, prej kohësh ja udhëheqë praktikat në ARBK kompanive të Devollëve. Njëri nga pronarët e kësaj kompanie avokatësh është z. Blerim Prestreshi.

Në këtë kontratë, Aleksandër Frangaj, i TV Klan nga Shqipëria ia shet aksionet e tij në Klan Kosova, z. Florent Nallabanit, nga Peja. Baton Haxhiu nuk figuron asnjëjherë si aksionar i “Klan Kosova” shpk në ekstraktin historik që e kemi pranuar nga ARBK.

Një pjesë e ekstaktit të kompanisë maqedonase K Media Group DOOEL e asaj kohe, kur z. Florent Nallbani nga Peja (apo “Peç, Srbija”, siç figuronte në dokumentat e lëshuara në Shkup), i cili kishte qenë pronar, kurse z. Baton Haxhiu, me adresë në Çerret të Kavajës, (apo Çeret, Kavaje, Albania, siç figurojte në Shkup), i cili kishte qenë drejtor.

Ndër shumë transakcione të ndërrimit të menaxhmentit, autorizimeve të noterizuara për dhënie të autorizimeve nga ana e drejtorëve e aksionerëve të “Klan Kosova” te disa punëtorë të këtij medimumi, apo kompanive tjera të Devollëve, që prej vitit 2013, interesante të analizohen janë dy akte formale: një i prillit të 2020, e një tjetër i majit të vitit 2020.

Në 17 prill 2020, me vendim për plotësim e ndryshim të Statutit të “Klan Kosova” shpk, të nënshkruar nga z. Kushtrim Gojani, për drejtor të kësaj kompanie emërohet z. Adriatik Kelmendi. Kurse në 20 maj 2020, firma TMF (B.V.I.) LTD nga British Virgin Islands, duke aktuar si agjente e regjistruar e firmës tjetër nga po kjo parajsë fiskale – Absolve Holding LTD, lëshon një vërtetim se kjo e fundit është në gjedje të mirë dhe se mbatjës i të gjitha aksioneve është z. Marinos Stylianides, avokat nga Qipro.

Është interesant se përsëri vijmë tek emri i këtij avoakti, për lidhjet e të cilit me Kariçët e Pejës dhe diktatori Llukashenko, kemi shkruar në hulumtimin e kaluar.

Për të gjitha këto gjetje, ne i kemi dërguar pyetje javën e kaluar ish-drejtorit të Klan Kosovës, Baton Haxhiut, për të kërkuar sqarime se pse ai nuk figuron askund në letra aksionar, gjë të cilën ai vetë e kishte pranuar në një intervistë, mirëpo Haxhiu nuk i është përgjigjur redaksisë sonë. 

Gjishtashtu, firma për të cilën është lëshuar ky vërtetim (Incumence Certificate) – Absolve Holdint LTD është po e njëjta që paraqitet te pasqyrat financiare të firmës tjetër të Devollëve – Eurolab shpk (homologimi), për vitin 2016. Gjithnjë sipas pasqyrave financiare të shkarkuara nga faqja e Këshillit Kosovar për Raportim Financiar (KKRF), kompania kosovare Eurolab shpk e kishte blerë një “kompani bijë” në vitin 2016, për 19.9 milionë euro.

Pasqyrat financiare të “Eurolab” shpk, për vitin 2016, shënimi nr. 5 – investimet në kompaninë bijë.

Tashmë janë bërë katër vjet nga vendimi, kur në qershor 2019 Pal Lekaj, në atë kohë ministër për Infrastrukturë, ia pati zgjatur mandatin edhe më tej homologimit, vendim që pati ngjallur debat dhe kundërshtime të mëdha në Kuvendin e Kosovës dhe në opinionin publik.

Tash kthehemi përsëri te periudha kohore 2015 – 2016, ku sipas atikullit të South East European Media Observatory, përkatësisht deklaratës së Baton Haxhiut aty, struktura pronësore e “Klan Kosova” ka ndryshuar dhe do të ndryshojë përsëri. A mund të ketë qenë ky “mekanizmi” i ndryshimit të strukturës pronësore te “Klan Kosova”? Çka ka ndodhur në të vërtetë në periudhënë prill-maj 2020, kur aksionet e “Klan Kosova” kanë kaluar nga British Virgin Islands në Maqedoni të Veriut?

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Sa janë shitur aksionet e Klan Kosovës ku kishin qëndruar për 5 vite në British Virgin Island dhe ishin shitur në Maqedonië e Veriut në vitin 2020, pasi që në të dhënat zyrtare të pranuara nga ARBK-ja mungon faqja e parë e kontratës së shitblerjes e ku në fakt aty dyshohet se është edhe çmimi i aksioneve. 

Këto dhe shumë pikëpyetje të tjera është e udhës të merren organet gjegjëse shtetërore, si ATK-ja, Njësia e Inteligjecës Financiare, Policia dhe Prokuroria. 

Pas skandalit që e publikoi KosovaNews, pronarët e Art Motion dhe Klan Kosova i largojnë pasaportat e Serbisë në certifikatën e regjistrimit, por origjina e pronarit te certifikata e pronarëve të vërtetë vazdhon të jetë “Serbia”, ndërkohë që shtetësia e pronarit “Kosovo”. 

Pas publikimit të hulumtimit në KosovaNews pronarët e “Klan Kosova” dhe “Art Motion” në mënyrë të rrufeshme i kishin rregulluar dokumentet e regjistrimit në Maqedoninë Veriore, duke i hequr pasaportat e Serbisë dhe i kishin futur ato të Republikës së Kosovës. Kjo gjë në fakt është tepër e dyshimt kur dihet se këto procedura marrin kohë disa javë si në Kosovë po ashtu edhe në Maqedoninë Veriore. 

Pronari i ArtMotion,  z. Valon Shala, në regjistrin Qendror në Maqedoninë Veriore tashmë i ka përmirësuar të gjitha të dhënat dhe figuron si shtetas i Republikës së Kosovës. Por ajo që bie në sy tek pronësia e Klan Kosovës në Maqedoni me pronar Kushtrim Gojani, si shtet i origjinës të pronarit fundor vazhdon të qëndrojë “Serbia”, ndërsa shtetësia e të njëjtit “Kosovo”. 

Të dhënat e fundit që i kemi nxierrur nga Regjistri Qëndror i Bizneseve në Maqedonisë të Veriut pra janë të ditës së sotme me datë 3 korrik 2023,  në lidhje me përfituesit real të kompanisë KGO Media Holding DOOEL që është pronare e  Klan Kosova shpk, nëpërmjet kompanisë kosovare KGO Media Group shpk, janë si më poshtë:

TË DHËNAT PËR PRONARIN REAL: 

Emri dhe mbiemri: Kushtrim Gojani – Shteti: Serbi – Muaji dhe viti i lindjes: tetor 1983 – Shtetësia: Kosovë – Indikatori: i ri – Lloji i pronësisë: pronësi direkte – Vlen nga: 14.03.2016 – Vlen deri: / – Përqindja në pronësi: 100%..

Si u shëndrrua Art Motion nga Biznes Individual në Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuara a ishte bërë shëndrrimi në mënyrë ligjore?


Gjatë investigimit të KosovaNews për kompaninë Art Motion kemi vërejtur se kur ishte shëndrruar kompania Art Motion nga biznes individual në Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuara nuk kishte pasur bazë ligjore. Për këtë çështje ne i dërguam pyetje ARBKsë se me ç’bazë ligjore ArtMotion B.I. është bërë ArtMotion shpk në vitin 2017 (kur ka qenë në fuqi ligji i vjetër për shoqëri tregtare). Në një përgjigjie me shkrim nga ana e ARBK-së më saktësisht ish-kryeshefja Pranvera Prestreshi vërtetoi se shëndrrimi i Art Motion nga Biznes Individual në Shoqëri Aksionare nuk kishte bazë ligjore:

“Ligji i vjetër për Shoqëritë Tregtare i vitit 2008 dhe as Ligji i plotësuar – ndryshuar për Shoqëritë Tregtare i vitit 2011, nuk kanë paraparë dispozitë për shndërrimin e një biznesi nga biznesi individual në shoqëri me përgjegjësi të kufizuar siç e përcakton Ligji aktual për Shoqëritë Tregtare i vitit 2018, në nenin 253, mirëpo në atë kohë së pari sipas kërkesës së palës për ndryshim të tipit të biznesit, ARBK ka lëshuar një konfirmim për këtë ndryshim, dhe pastaj pasi pala është pajisur me Vërtetim Tatimor nga ATK (arsyeja – ndryshimi i formës së biznesit) ka aplikuar në përputhje me nenin 33 të Ligjit Nr. 02/L-123 për Shoqëritë Tregtare (ligji i vitit 2008) mbi bazën e të cilit është bërë regjistrimi, themelimi i shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar, ndërsa biznesi individual automatikisht është shuar” thuhet në përgjigjien e dhënë nga znj. Prestreshi

Në bazë të përgjigjies së pranuar nga ana e ARBK-së, pra vihet në dyshim edhe ligjshmëria e licencave të Art Motion, të cilat i janë lëshuar për operim kësaj kompanie nga ana KPM dhe ARKEP?! /kosovanews/

Rruga Press

YouTube player